Situatë e rënduar nga Covid-19 në Kosovë, shënohen mbi 12 mijë raste aktive

KOSOVA


Gjendja pandemike e shkaktuar nga COVID-19 është rënduar dukshëm në Kosovë. Ditëve të fundit numri i rasteve ditore me koronavirus ka shkuar pothuajse në 1 mijë.

Po ashtu edhe numri i të vdekurve është rritur. Vetëm gjatë ditës së djeshme 11 persona humben jetën nga ky virus.


Ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 885 raste. Numri i të infektuarve ka shkuar në 32, 877 raste, 19, 772 prej tyre janë shëruar, kurse raste aktive janë 12, 220.

“Numri total i rasteve pozitive është 32,877 raste nga 127,722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 748 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19,772 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,220”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.




Skip to toolbar