Komentatori politik Indrit Vokshi, i ftuar në emisionin “Real Story”, deklaroi se rikthimi i Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike nuk ka ardhur si pasojë e një marrëdhënieje politike bazuar në premtime apo parime, por si një reagim emocional i demokratëve pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e vitit 2021.
Sipas tij, mbështetësit e Berishës e panë atë si figurën e vetme që mund të rikthente forcën e humbur dhe të përballonte frikën e rrëzimit të partisë pas disfatës elektorale të 2021.
Vokshi nënvizoi gjithashtu se procesi i rikthimit të Berishës u shoqërua me një “legalizim” simbolik të Partisë Demokratike si pronë e tij nga po ata demokratë që ishin të dëshpëruar nga humbjet e vazhdueshme në zgjedhje.
