“S’kam lidhje me Ahmetaj! Gjiknuri i përfshirë në afera’, Meta: Me Berishën? Me opozitën

Më të fundit


Qëndrimet pro Ahmetajt më parë dhe heshtja e Ilir Metës pas kërkesës për ta arrestuar, kanë ngritur dyshim se ka pasur një bashkëpunim mes tyre që lidhet me inceneratorët. Por Ilir Meta e mohon dicka të tillë, në një intervistë për ABC News, këtë të enjte.

“Këto janë lidhje të ndizura, të supozuara nga vetë Edi Rama, dhe shtabi i dizinormatorëve të tij. Këto bëhen në kuadër të larjes së hesapeve brenda partisë, pra, me idenë që ky që ishte njeriu më i besuar po bashkëpunon me armiqtë”.

Edhe ai vetë është në një proces hetimor nga SPAK, për 700 mijë dollarë lobim në SHBA, por shprehet i patrazuar nga ndonjë veprim kundër tij.

“Nuk i druhen asnje veprimi kundër askujt përballe Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë. Ne jemi përballë publikut, të vërtetave dhe jemi me ligjin”.

Në këtë intervistë, kreu i Partisë së Lirisë, komentoi dhe zhvillimet në Asmablenë e PS-së të mërkurën, ku Rama shkoi të gjithë Sekretarët.

“Nuk ka lajme te reja tha, është lëvizje gurësh shahu në të njëjtën lojë për të mbajtur në këmbë këtë sistem”.

Dhe asnjë koment të veçantë për shkarkimin e Damian Gjiknurit.

“Ai ka qenë arrogant, i përfshirë në shumë çështje që ka qenë pjesë e shkeljeve të ligjit dhe zgjedhjeve”.

A do të vazhdojë koliacionin me Berishën?

“Kurdo që të bëhen zgjedhjet do të jemi atje dhe do të bëjmë gjithcka jo vetëm për të fuqizuar opozitarizimin dhe për të bërë të mundur një ndryshim qe kërkn një ndërgjegjesim të gjithë forcave opozitare”.



Skip to toolbar