Bardhi “fshin” Bashën, pas vulës edhe Basha në gjykatë

Më të fundit


Pasi thirrjet dhe qëndrimet e shumicës së deputetëve nuk mjaftuan, Bardhi si Sekretar i Përgjithshëm, në afatet limit nga e shtuna e zgjedhjeve, thirri mbrëmjen e kësaj të enjteje, Këshillin Kombëtar të PD, për të kryer të gjitha procedurat statutore të dorëheqjes së Lulzim Bashës. Bardhit iu përgjigjën 245 anëtarë, nga 453 gjithsej, për të certifikuar kundërshtarin e ish-kreut të tyre.

“Apeli im për zotin Basha dhe çdo aktor dhe faktor brenda PD, është të reflektojë, të mos çojë partinë në përplasje”.


Këshilli Kombëtar anuloi zgjedhjet e së shtunës, duke e bërë të gjithë procesin deri më tani nul.

“Anulimin e procesit për zgjedhjen e kryetrarit të PD, që ishte njoftuar për në datën 29 korrik”.

Po ashtu e konstatoi dorëheqjen e Lulzim Bashës, të marsit të 2022 dhe u ngrit grupi i deputetëve, që do të shkojë në gjykatë, për t’ia hequr emrin nga regjistri i partive politike.

Në mbledhje, Bardhi u mbështet dhe nga anëtarë, që mbeshtesin Berishën, por kjo nuk e pengoi të distancohet prej të dyve, duke thënë se i shërbejnë njëri-tjetrit.

“Zoti Berisha do të ishte shumë i interesuar që zoti Basha të rikthehej në pozicionin që kishte”.

Këto vendime nuk ka asnjë dyshim që nuk kanë asnjë ndikim tek Lulzim Basha, sikundër ka qenë sy mbyllur deri më tani përballë ish-mbështetësve të tij më të ngushtë.

Lulzim Basha ka humbur jo vetëm deputetët, por dhe mbështetjen e shumicës së anëtarëve të thjeshtë. Në dy vjet, ai ka larguar 50 mijë anëtarë të thjeshtë demokratë dhe të shtunën janë thirrur vetëm 25 mijë për të votuar, që pritet të shihet se sa do të shkojnë.




Skip to toolbar