Skandali i grurit në Kosovë, LDK kërkon hetim parlamentar dhe hetim nga prokuroria

KOSOVA


Opozita ka shprehur dyshime të mëdha rreth blerjes se grurit për rezervat shtetërore. Blerja e gririt me çmim të lartë nga një kompani ndërtimore në Turqi dhe mossjellja e sasisë se grurit të porositur në Kosovë, kanë bërë që opozita ta shqyrtojë mundësinë e formimit të një komisionit hetimor parlamentar për ta hetuar këtë skandal.

Në një deklaratë për mediat ka dalë së fundmi kreu i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i cili është shprehur se jemi duke jetuar në një kohë kur kriza po mbulon krizën dhe shkeljet e kushtetutës dhe ligjit po mbulojnë shkeljet paraprake.

Ai tha se do të kërkojë që në seancën e para parlamentare të vjeshtës në Kosovë, të ndër formohet një grup hetimor për të hetuar abuzimet me rezervat shtetërore.

Gashi ka shtuar se përveç hetimeve penale, që duhet t’i bëjë prokuroria, është i nevojshëm edhe hetimi parlamentar.

Po jetojmë në një kohë kur kriza  po mbulon krizën, dështimi po mbulon dështimin, shkelja e kushtetutës po mbulon shkeljen paraprake, po ashtu edhe shkelja e ligjit.

Qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dinë të vërtetën. E vërteta është zgjidhja e duhur.

Keqpërdorimet me produktet esenciale kërkojnë qasje hetimore serioze.  Në emër të grupit parlamentar  të LDK, në mbledhjen e parë të parlamentit do të kërkoj formimin e një komisioni hetimor për të hetuar abuzimet në rezervat shtetërore.

Kështu që përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë prokuroria, duhet të kemi edhe hetime parlamentare, për të parë sa janë respektuar ligjet për menaxhimin e rezervave shtetërore” tha ndër të tjera Gashi.



Skip to toolbar