Në situatën kur shumica e vendeve të Europës paralajmërojnë një valë të dytë të përhapjes së koronavirusit, biznesi në Shqipëri ndjehet i pafuqishëm për të përballuar një tjetër krizë si izolimi në mars.
Kreu i “Biznes Albania” Luan Bregasi i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 tha se edhe në rast se qeveria vendos të mbyll vendin, do përballet me kundërshtimin e tyre.
“Ishin dy tërmete pastaj pandemia, ekonomia jonë nuk mban më. Nese do ketë mbyllje tjetër ne do ta kundërshtojmë”,- tha ai.
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj nga ana e tij la të kuptohej se një “lock-doën” total nuk është skenar i mundshëm për Shqipërinë, pavarësisht rasteve. Ai tha se vnedi ka marrë masat dhe është mobilizuar në rast të një vale të dytë të shpërthimit të pandemisë.
“Kur ishim në Gjermani me kryeministrin patëm darkë me disa deputetë gjermanë folëm edhe për pandeminë. Deputetët e CDU-së shpreheshin që edhe vetë Gjermania nuk e përballon dot me një ‘lock doën’ të dytë. Ne nuk e dimë sa e madhe do jetë vala e dytë. Ajo që di është se i kemi marrë masat. Kemi 3 spitale, pajisjet i kemi, eksperiencën e mjekëve dhe infermierëve po. Pr pavarësisht kësaj mendoj që nuk ka më një lock doën ashtu si i pari”,- tha Ahmetaj.