Gazetari italian David Sassoli është zgjedhur kryetar i Parlamentit Europian. Ai ka fituar me 345 vota në raundin e dytë të votimit, përballë Zahradil dhe Keller.
Kujtojmë se grupi i partive të djathta PPE ka shumicën e deputetëve në parlamentin evropian të cilët kanë mbështetur me vota kandidatin e grupit social-demokrat.
David Sassoli ka qenë një anëtar i Partisë Demokratike që është parti e qendrës së majtë që nga viti 2009. Ai do të drejtojë PE përgjatë 2.5 viteve të ardhshme, ndërsa më parë ka mbajtur postin e zëvendës presidentit të PE.
“Europa do të jetë më e fortë vetëm me një Parlament që luan një rol më të rëndësishëm”- tha Sassoli, 63 vjeç fill pas zgjedhjes në krye të PE.
Ai është i diplomuar për shkenca politike dhe ka punuar si gazetar në Romë i kanalit TG3 në 1992 dhe pastaj një prezantues lajmesh për TG1.
Më herët Brukseli zgjodhi ministren gjermane të mbrojtjes Ursula von der Leyen, në postin e Presidentes së Komisionit Europian.