Basha kritikon ndërkombëtarët për njohjen e 30 qershorit

Më të fundit


Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka kritikuar ndërkombëtarët për njohjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke deklaruar kundërshti për këdo që pranon në heshtje apo me vetëdije, sipas tij, këtë shkatërrim të Kushtetutës. Kryedemokrati shprehet kundër qëndrimit të ndërkombëtarëve që kush ka pretendime për zgjedhjet e 30 qershorit t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Qëndrimi që ta uzurpojë pushtetin vendor Edi Rama në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme, se pas ca muajsh do krijojmë Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj gjykon ajo me prapaveprim, bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës dhe me parimet bazë të demokracisë”, u shpreh Basha, duke shtuar se 30 qershori ishte jo vetëm veprim anitkushtetues dhe antidemokratik, por edhe një veprim me kosto politike e shoqërore që dëmton direkt interesat e qytetarëve.


Sipas tij, votimet e 30 qershorit u manipuluan me çdo mjet dhe mënyrë, kështu që opozita nuk i njeh votimet e 30 qershorit dhe nuk ka për t’i njohur. “Çdokush që pranon në heshtje apo pajtohet me vetëdije me këtë shkatërrim të Kushtetutës dhe të institucionit themelor të demokracisë, zgjedhjeve të lira, nuk i shërben as demokracisë dhe as interesit të shqiptarëve. Kriza politike në Shqipëri nuk mund të zgjidhet me pandëshkueshmëri, duke i bërë lëshime apo duke falur krimet, vjedhjet dhe shkeljet e ligjit”, deklaroi kreu i opozitës, duke u përcjellë një mesazh ndërkombëtarëve, sidomos ambasadadës së SHBA, e cila tha se nëse dikush nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve, duhet të presë krijimin e Gjykatës Kushtetuese për të bërë kontestimin e tyre.

Për opozitën, 30 Qershori është nul, sepse cenon sundimin e ligjit dhe nuk mund të prodhojë asnjë përfaqësim politik. Këtë reagim, Basha e bëri rreth dy orë para takimit të planifikuar me krerët e bashkive të djathta në selinë e PD si dhe krerët e degëve nga të gjithë qytete e vendit. Takimi i Bashës me kryebashkiakët do të zhvillohet në orën 16:00 të së mërkurës, ndërsa me krerët e degëve të PD, kryedemokrati do të takohet dy orë më vonë.

Qëndrimi që ta uzurpojë pushtetin vendor Edi Rama në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme, se pas ca muajsh do…

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 3. Juli 2019



Skip to toolbar