Sot 75 vjeç! Berisha: Po jetoj një pranverë të dytë

AKTUALITET


Ish kryeministri, Sali Berisha feston sot më 15 tetor, 75 vjetorin e lindjes dhe shkruan se po jeton një pranverë të dytë. Ai shpreh mirënjohje për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa shkruan se ndihet i privilegjuar.

“Miq, sot 75 vjeç! E para që buron nga shpirti im këtë ditë është mirënjohja e pakufishme ndaj familjarëve të mi të dashur, miqve të ngushtë, shqiptar dhe të huaj, bashkëpuntorëve të çmuar për dashurinë, sakrificat, miqësinë dhe ndihmesën e tyre tejet të vyer që kanë dëshmuar ndaj meje në çdo kohë dhe çdo stinë dhe kanë bërë të mundur këto 75 vite të jetoj në realitetin e ëndrrave të mia më të guximshme.

Ndjehem pafundësisht i lumtur, i privilegjuar dhe i bekuar nga Zoti që pata dashurinë, miqësinë, mbështetjen e tyre!

Së fundi miq, këtë dekadë unë kam patur kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë të udhëtoj në vjeshtën e jetës time. Falenderoj Zotin që me fuqinë dhe vullnetin e tij e ka bërë këtë vjeshtë të bukur si një pranverë të dytë për mua!”, shkruan Berisha në Facebook.



Skip to toolbar