Sot dhe nesër zgjedhjet për delegatët e Kongresit të PS, Klosi: Votojnë 95 mijë anëtarë

AKTUALITET


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka rinjoftuar mbajtjen e procesit të votimit për delegatët për Kongresin e Partisë Socialiste që do të mbahet ditën e sotme dhe të nesërme (10-11 Maj).

Gjatë fjalës së tij në një prononcim për mediat, Klosi ka bërë të ditur se PS e aktivizuar në 5 mijë e 200 organizata socialiste, thërret sot anëtarësinë e saj, 95 mijë anëtarë aktivë për të votuar me parimin “1 anëtar-1 votë” për delegatët e Kongresit të PS-së.


Blendi Klosi: PS e aktivizuar në 5 mijë e 200 organizata socialiste, thërret sot anëtarësinë e saj, plot 95 mijë anëtarë aktivë për të votuar me parimin “1 anëtar-1 votë” për delegatët e Kongresit të PS-së. Kemi një strukturim të plotë të gjithë organizatave të PS-së. Delegatët e Kongresit do të zgjidhen të gjithë me parim “1 anëtar-1 votë”.

Sot fillon procesi i votimit që do të shtrihet në 2 ditë, ditën e sotme dhe ditën e djeshme në orën 3 deri në 7, ku thërriten për të votuar 95 mijë anëtarë të PS-së për të zgjedhur 1 mijë e 970 kandidatë për 950 delegatë që do të zgjidhen për Kongresin e ardhshëm të kësaj partie që do të zhvillohet në muajt në vazhdim.

Do të zgjedhim delegatët e Kongresit bazuar në disa parime që do të jenë në mënyrë të barabartë, vajza dhe gra dhe burra dhe djem në mënyrë të barabartë. Kemi bindjen se ky proces që do të zhvillohet në 2 ditë, do të kemi fushatë të bukur për të kuptuar se sa PS është aktive në shkallë vendi.




Skip to toolbar