Prokurorja Antoneta Sevdari rikthehet në detyrë me vendim të KPA

AKTUALITET


Antoneta Sevdari është rikthyer në detyrën e saj si prokurore pas rishqyrtimit të çështjes nga Kolegji i Posaçëm i Apelit, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Strasburgut.

Sevdari, e cila u shkarkua si prokurore në vitin 2019 nga procesi i Vettingut, është rikthyer sot në detyrë.


Ky është rasti i parë i një subjekti që është shkaktuar nga detyra dhe rikthehet. Antoneta Sevdari do të ushtrojë detyrën e prokurores në Prokurorinë e Tiranës.

Gjykata e Strasburgut e kishte gjetur në disproporcion me qëllimin që kishte ligji për Vettingun vendimin e shkarkimit të Sevdarit. Të njëjtin qëndrim për këtë vendim më herët kishin mbajtur edhe vëzhguesit ndërkombëtar të procesit të Vettingut në Shqipëri.




Skip to toolbar