Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për vulën duke njohur Sali Berishën, si kryetar të Partisë Demokratike.
Drejtori editorial i ABC News, Sokol Balla i ftuar në “Tirana Live”, komentoi vendimin e dhënë nga gjykata e Apelit duke thënë se ‘sot është dita me e keqe e Sali Berishës’.
Balla argumentoi se Berishës i ka rënë një argument i fortë, ajo se drejtësia është në dorën e kryeministrit Edi Rama.
“Për fat të keq, vendimi kthen PD te i Zoti. Them për fat të keq se akush tjetër nuk e provoi nga 2013, por edhe para, nuk e provoi dot se e mundi Berishën brenda PD-së dhe ky është një realitet I provuar me shifra. Shifrat ngrihen mbi opinione dhe pikëpamjet. Sali Berisha e mundi Lulzim Bashën në 2022 me zgjedhjet e pjesshme. Në zgjedhjet e majit 2023 Basha praktikisht e dorëzoi lojën te Berisha dhe Foltorja apo Rithemelimi, nën ‘Shtëpinë e lirisë’ së Ilir Metës arriti në total të grumbullojë mbi 400 mijë vota, duke konfirmuar veten si grupimi i dytë politik në Shqipëri, megjithëse me diferencë nga ata që e qeverisin. Mendoj ishte një vendim që unë vetë e kam paralajmëruar që do ndodhi, pasi është logjika e gjërave që të con këtu.
Në fund fare një parti politike për çfarë ekziston? Ekziston që të organizohet, të mbledhë njerëzit e saj, të marrë pjesë në zgjedhje dhe në fund fare të marrë atë që meriton nga votuesit. Verdikti ndaj PD-së së drejtuar nga Basha u dha që në mars të vitit 2022, që ishte mesazh i dhënë me vota, se votat flasin. U konfirmua në vitin 2023 dhe besoj se një gjykatës normal, merr dhe argumenton bazën ligjore por dhe kontekstin e gjësë në përgjithësi. Ka pasur gjykatës që ka liruar vrasës nga burgu, me idenë për t’i dhënë një opsion të dytë, nuk është ky rasti i Berishës. Nuk besoj se PD ka opsion tjetër veç Berishës. Brenda kësaj gjëje, është edhe fati i mirë për ata që duan Berishën dhe i keq për ata që duan opozitën në këtë vend. Nuk besoj se Berisha është alternativa për qeverisjen. Nuk mendoj që njerëzit afër tij ofrojnë gjithashtu alternative qeverisje, pavarësisht se aty ka edhe politikanë të mirë dhe me përvojë. PD sot u kthye tek i Zoti, na pëlqen i zoti apo jo.
Mendoj që, cikli i Bashës në PD u mbyll. Bash aka dy alternativa, ose të krijojë një parti të re dhe të tregojë që është një politikan që nuk ka lidhje me atë që njerëzit ia kanë interpretuar si dhurata që i ka bërë Berisha gjatë 10-15 viteve të fundit, kjo është një alternativë që do ishte më e ndershme. Kam frikë ama se zoti Basha do tentojë t’i bashkohet, do e gjejë ai rrugën që në dukje moralisht ne na duken të vështira, z.Basha rrugët e tilla i gjen më kollaj, besoj se do tentojë të rikthehet poshtë ballkonit. Kam patur përshtypjen time që në këtë përplasjen që zgjati nga shtatori i 2021 mes Bashës e Berishës nuk janë lëshuar fjalët e fundit. Kush e njeh Sali Berishën e di që fjala e fundit e tij peshon ose është një plumb.
Nuk kam dëgjuar gjëra të tilla nga z. Berisha drejtuar z.Basha, vec frazologjisë popullore, që e kemi dëgjuar që nga koha kur përmendi të ndjerin Luan Hajdaraga, si Luan orizaga, ndaj nuk shoh ndonjë sulm sulm te egër nga Berisha ndaj Bashës. Sic edhe nga Basha nuk kam dëgjuar ndonjë ndarje përfundimtare nga Sali Berisha. Më shumë më vijnë në mendje shprehje të keqardhjejes ndaj Berishës. Në këtë aspekt. rrugët mes tyre në nivelin individual e personal janë të hapura. Me gjithë respektin për z.Noka, fjala e fundit sic e tregoi edhe vendimi i gjykatës, kur vjen puna te PD i takon vetëm Sali Berishës, kjo sa i përket Bashës.
Besoj sot z.Berisha I ka rënë një argument shumë I fortë dhe ndryshe nga c’mendojnë shumica, kjo mund të jetë ditë e mirë për mbështetësit e z.Berisha, por për Sali Berishën kjo është dita më e keqe pasi i ra pretendimi se drejtësia në Shqipëri është në dorë të Ramës. Me vendimin sot ka dy alternative, drejtësia në Shqipëri ose është në dorë të Edi Ramës dhe Sali Berishës, ose është drejtësi e pavarur. Dhe në momentin që është e pavarur, kësaj drejtësie duhet ti besojmë edhe kur jep një vendim që PD t’i rikthehet Sali Berishës aty ku është sot në arrest shtëpie, edhe kur kjo drejtësi të marrë një vendim që mund të jetë pro por edhe kundër Sali Berishës, kur të hetojë cështje për të cilat është në hetim zyrtar sot, por edhe cështj që mund të dalin rrugës. Ka dy alternativa, sot Sali Berisha duhet të dalë dhe të thotë drejtësinë e kontrolloj unë dhe Edi Rama ose të thotë faleminderit drejtësisë së pavarur që më ktheu drejtësinë në vend. Sic edhe e ktheu realisht” u shpreh Balla.
Po cfarë ndodh me opozitën?
“Besoj do ketë një bashkim të opozitës, ka patur edhe deputetë që janë sot pranë Bashës, si Çollaku etj që kanë thënë se do shkojmë aty ku është vula, por të shohim. E sigurtë është që pranë Berishës do të shkojë Ilir Meta me ose pa vulë.”- tha Balla më tej.