Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar për një sërë çështjesh, ku mes tyre janë edhe ndryshimet në Kodin Penal.
Prej javësh seancat parlamentare nuk po zhvillohen në normalitet, për shkak të kaosit që krijojnë Sali Berisha dhe deputetët e tij me qëllim sabotimin e punës.
Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në seancë, pasi sot niset drejt Francës për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Edhe sot ata kanë paralajmëruar kaos dhe mbetet për t’u parë skenari i kaosit që do të përdorin.
Seanca e javës së kaluar u zhvillua me tensione, ku Rithemelimi kishte krijuar një pirg me karrige në foltoren e Kuvendit, si edhe ndezën tymuese.