Sot provimi i tretë për 28 mijë maturantë, testojnë njohuritë në Matematikë

AKTUALITET


Pas dy provimeve të dhëna, Matematika është lënda e radhës e maturës shtetërore ku nxënësit këtë të martë do të testojnë njohuritë e marra.

Pas testimit të Gjuhës së huaj dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë, ky do të jetë provimi i tretë për 28 mijë maturantët në të gjithë vendin.


70 për qind e ambienteve në sallat e mëdha monitorohen me kamera, ndërsa 144 qendrat janë ngritur për zhvillimin e këtij procesi.

Procedurat do të jenë të njëjta dhe testimi do të nisë në orën 10: 00 për të zgjatur plot 2 orë e 30 minuta. Maturantët duhet të paraqiten një orë para për t’u akomoduar në qendrat e përcaktuara.

Mbetet për t’u parë nëse do të përsëritet i njëjti skenar me publikimin e testit në rrjetet sociale, megjithëse akti deri tani nuk e ka dëmtuar procesin.

Ndërkohë që pak ditë më parë janë bërë publike rezultateve e Gjuhës së Huaj. Maturantët janë në pritje të përgjigjes së dytë, notën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ky është viti i dytë që maturantët kanë të drejtën e rivlerësimit të tezës pas ndryshimeve të bëra në rregulloren e vitit 2023.

Matura shtetërore do të vijojë me provimin fundit që do të zhvillohet më datë 24 qershor. Lënda me zgjedhje përmbyll maturën shtetërore.




Skip to toolbar