Spahiu: Meta pjesë e krizës, por shmangu luftën

POLITIKË


Ish deputeti i LSI-së Përparim Spahiu edhe pse e cilësoi presidentin Meta si pjesë të krizës, shtoi se fal tij u arrit të shmangej lufta në vend. I ftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokola Balla në News 24, Spahiu tha se është fat për vendin që ka një president të tillë pasi është një nga politikanët më të mirë dhe me vendimin e tij për shfuqëzimin e 30 qershorit ai arriti të parandalonte luftën. Për Spahiun, ky ishte një vendim i duhur i marrë nga Meta duke thënë se ai ka kërkuar vetëm të mbrojë përfaqësimin e gjerë politik në zgjedhje.

Në gjithë këtë situatë dhe zallahi ku presidenti është epiqendra e diskutimit, them se Meta ishte në të drejtën e tij dhe ka bërë zgjedhjen e duhur. Është gjëja më e mirë që një politikan si Meta është President. Nuk mund të them se Meta është përfaqësues i ekstremit të majtë, por roli i tij është të sigurojë përfaqësimin politik dhe këtë bëri me dekretin e tij për shfuqizimin e 30 qershorit. Meta është presidenti më i mirë që kemi pasur. Më vjen shumë mirë që Komisioni i Venecias është ftuar nga qeveria për të dhënë mendimin e tij për rastin e Presidenti Meta, në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Do shohim konkluzionet e Venecias, që të gjithë besojmë se është institucion i besueshëm. Ilir Meta është pjesë e krizës, por me pjesa më e mirë është se po mundohet të tregojë zgjidhjen për të. Meta me dekretin e tij u munduar të parandalojë për të pasur një 30 qershor që denigroi Ramën personalisht. Meta ka meritën kryesore që nuk pati luftë.” tha Spahiu

Gjatë debatit politik në emisionin Real Story, Spahiu pati replika edhe me analistin Arian Vasjari, i cili tha se nuk mund ta quaj dot presidentin Meta si një përfaqësues të unitet të popullit shqiptar dhe për të ai është faktor i krizës politike.

“Ajo çfarë po ndodh me Presidentin, është një anomali substanciale , pasi presidenti është pjesë e krizës, nuk ka rëndësi ka të drejte apo jo. Fakti është ky që për aq kohë Meta është si pjesë apo faktor i krizës ka diçka që nuk shkon. Pyetja është: A është Presidenti i Republikës, sot simbol i unitetit?  Presidenti mund të këtë gjithë të drejtën mbi veprimet e tij, por për unitetin kombëtar nuk shprehet dot Gjykata Kushtetuese.” tha Vasjari / Real Story



Skip to toolbar