SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte lëndë narkotike në në Amerikën Latinë dhe disa shtete të Evropës.
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, grupi kriminal operonte në Brazil, Amrikën Latine, Beligjikë dhe Holandë.
Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë.
Përsonat e përfshirë në grupin kriminal janë, për të cilët SPAK ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, janë:
1. Nikoll Bibaj
2. Isa Aliu,
3. Sokol Bibaj
4. Florjan Musaj
5. Armando Pacani
6. Denis Matoshi (Eldi Dizdari)
7. Naldi Yzeiraj
8. Oklid Aliu
9. Dritan Gjika
10. Shpëtim Aliu
Vlera totale e pasurive të sekuestruara dyshohet të jetë rreth 150 milionë euro. Gjatë hetimeve do të verifikohet vlera e saktë e pasurive të sekuestruara.
