SPAK përfundon hetimet për dosjen e të penduarit Nuredin Dumani, i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ku për një vit e gjysmë më parë u goditën disa grupe kriminale, dhe u lëshuan mbi 32 urdhër arreste.
20 personave do u komunikohet akuza dhe do merren të pandehur. Më pas dosja i delegohet Gjykatës së Posaçme, e cila në seancë paraprake vendos nëse do të kaloj për gjykim në fillim të muajit shtator.
Deri tani 12 persona akoma nuk janë arrestuar. Sipas ligjit, kërkimi për ta do të vijojë edhe për të paktën një vit dhe më pas, nëse nuk gjenden, nis gjykimi në mungesë.
Ndaj, Dumanit rëndojnë 17 akuza dhe Hoxhës 8 akuza
Nuredin Dumani dhe ‘ushtari’ i tij Henrik Hoxha ka treguar gjithçka, çdo vrasje në të cilën është përshirë, përplasjet mes bandave kriminale, ndarjen me Talo Çelën, vrasjen makabre të Fatmira Dedës, si u vra i biri i tij, si u nxorën në pritë vëllezërit Viktor Haxhia dhe Besmir Haxhia.about:blank
Dumani ka rrëfyer që Ervis Martinaj, një prej njerëzve më të njohur të botës kriminale në vend, i zhdukur prej një viti ka qenë gati t’i paguajë 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles, por që nuk e realizua.
Më 17 shtator 2020 bashkë me Enver Divën, Nuredin Dumani, ka vrarë vëllain e ish mikut të tij Talo Çela, Bujar Çelën.
Të arrestuar gjatë operacionit ‘Plumbi i Artë”
Nuredin Dumani, 35 vjeç –
Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
Altin Ndoci, 35 vjeç
Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
Skerdi Tasi, 31 vjeç
Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
Ilirian Feci, 47 vjeç
Enver Diva, 43 vjeç
Besjan Xhixha, 31 vjeç
Ardjan Uzuni, 56 vjeç
Leonard Palushi, 41 vjeç
Gentian Sharra, 48 vjeç
Fatos Gosa, 54 vjeç
Florenc Çekrezi, 35 vjeç
Petrit Qoli, 51 vjeç
Agron Qoli, 52 vjeç
Agron Qafa, 48 vjeç
Asllan Plaku, 30 vjeç
14 të akuzuarit që janë në arrati:
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)