“SPAK nuk e shoh si gestapo”, Veliaj në “Real Story”: Shkoj nëse më thërrasin!

Më të fundit


Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, theksoi se nuk është thirrur në SPAK, megjithatë u shpreh se nuk e ka aspak problem dhe në momentin që do të thirrjet do të shkojë.

“Edi Rama po i jep karrocës së vet dhe për sa kohë që nga zv/kryeministri te disa ministra dhe disa kryetarë bashkie dhe te shumë deputetë kryeministri ka thënë të njëjtin diskurs kur thotë kjo parti për sa kohë je pjesë e kësaj skuadre dhe bën punë të mira je pjesë e suksesit, kur ka nevojë të sqarosh diçka mos na ngatërro me një studio avokatie se do duhet ta sqarosh vetë. Nëse ka një moment që ndihem krenar sot, është së pari zbulova se nuk ta fal njeri suksesin, kur ti shikon se sa njerëz janë implikuar me zell me 10 lajme në minutë, shumica të fabrikuara. Unë nuk jam thirrur kurrë në SPAK, sapo të thirrem do shkoj se nuk e shkoj gestapo. E shoh si institucion që e kemi votuar vetë. Patjetër që do shkoj nëse më thërret. Sfida nuk është te SPAK. SPAK po bën punën e vet. Unë gjykoj, edhe nga formimi im akademik, është që gjërat shkojnë në një pendulum. Pendulumi ishte komplet në ekstremin tjetër, hidh Gërdecin s’të gjen gjë.

Hidh 21 janarin s’të gjen gjë, ata mbledhin gëzhojat iu jep edhe shtëpi dhe prokurorja është një lavire bulevardi kurse presidenti një horr. Tani pendulimi ka shkuar ndoshta në tjetër ekstrem. Rëndësi ka që ka lëvizur nga pandëshkueshmëria. Ke të drejtë ndoshta është treguar më i rreptë, por do vijë në normalitetin e vet. Dhe unë gjykoj duke parë Rumaninë, Kroacinë SPAK nuk është një gjë abstrakte. Bëhet fjalë për 19 prokurorë që kanë burra dhe gra, që kanë fëmijë, që duan t’u mblidhen plehrat.

Pra ti mendon që qëllimi i SPAK te inceneratorët është të mos mblidhen plehrat?

Jo, se edhe ata e duan të pastër shtëpinë e tyre, ata duan te kuptojnë ku ka pas anomali.

Pra, po flasim për njerëz qe gjithashtu po adapotohen në rolin e tyre të ri”, tha Veliaj.

Pyetje: Erion Veliaj i G99 si do raportohej me Velinë kryetar bashkie?

Erion Veliaj: Një nga arsyet pse hyra në politikë është se thash sa të çoj gomerët në protestë më mirë po zëvendësoj gomerët që janë brenda. Unë gjykoj që kjo skuadër që drejton Shqipërinë sot, mund të më kërkojë llogari për një shkollë që ka ngel. Atëherë debati për buxhetin e arsimit as nuk diskutohej, s’ishte ndërtuar asnjë shkollë e re. Në momentin që Edi Rama iku nga bashkia e Tiranës, mbaroi zhvillimi i Tiranës, shkoi në një gjumë të madh dhe u bënë plehrat mullar. Këta thonë inceneratori, patjetër, zv/kryeministri në kërkim e të tjerët të japin llogari që ç’ke me të.

Pyetje:

A nuk kishte Bashkia e Tiranës informacion?

Erion Veliaj: Nga blerja e kazanëve të plehrave, te pllakat e varrit, te pemët, plehu, vaksinat për qentë, kontejnerët dhe makinat për pastrimin, ndodhin 30 procedura në ditë. Njeriu politik nuk është fare pjesë e procedurës. Shkuam nga 3 kompani që ndërtonin në Tiranë në 900, më gjej një kompani në Tiranë që thotë unë persekuptohem se jam me opozitën. Është bërë çdo gjë online. Ne momentin që ke 20 mijë kompani, një gjë është e sigurt që ka kompeticion dhe ka garë. Këtu diskutohet a duhet ta bënte punën kjo kompani apo dikush tjetër, dhe le ta sqarojë gjykata këtë. Shyqyr jemi në debat sot, ku politikani nuk po i mbron fare dhe thotë le ta sqarojë gjykata. Duke menduar temperamentin tim të para 10 viteve do bëja edhe unë si Grida do thosha po kjo shkolla e 41 pse nuk është bërë. Po kur protestoja unë nuk ishte bërë asnjë shkollë. Kjo është diferenca e madhe. Ne sot kritikohemi me stekën që kemi ngritur vetë. Atëherë i thonim kryeministrit mirëserdhe në Shqipëri, se vinte vizitonte Shqipërinë herë pas here. Kurse sot kryeministri shkon flet në Dubai, kap edhe 100 milionë për rindërtimin, dhe në darkë vjen prapë në shtëpi./abcnews.al/



Skip to toolbar