“Saliu, Meta e Basha janë një rracë”, Veliaj: Në Bashki gjeta vendimin që do shpërbleheshin kush vrau socialist!

Më të fundit


Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë në emisionin “Real Story”, në ABC News u shpreh se në këtë bashki janë bërë punë të mëdha, ndonëse theksoi se mund të ketë vend për përmirësim.

Gjithashtu nuk la pa përmendur edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha, duke thënë se janë të gjithë një ‘racë’ dhe se nuk i kanë sjellë asnjë të mirë vendit.


“Kur unë kam ardhur kryetar Bashkie, gjeta vendimin e Këshillit Bashkiak që do shpërbleheshin, kush vrau socialist kishte marrë nga bashkia apartament për strehim social dhe praktikisht strehimi social nuk ishte në bazë të nevojës por në bazë të plumbave që i kishe dhënë një socialisti. Se duket sikur e kemi vetëm me Saliun, ata janë të gjithë një racë, Saliu, Ilir Meta, Lul Basha janë një racë.

Një njeri që thotë kam diare dhe nuk shkoj dot për 200 milionë euro dhe pas diaresë së fuqishme iku në shtëpi Dhori Sollaku. Ajo që jam duke thënë është në këtë qeveri në këtë bashki, janë bërë gabime, patjetër në këtë kantier të madh punësh bëhen edhe gabime.

Sa herë ka qenë unë këtu dhe thua nuk punon një mikrofon, kjo nuk diskutohet. Por të thuash që kryeministri t’i ketë thënë zv.kryeministrit të vet që sot është në kërkim, shko vidh ti në emrin tim, kjo s’ka ndodh kurrë. Për vete jam i sigurt se nuk kam firmosur një gjë të tillë, por diferenca bëhet jo sa rrëzohet, por si ngrihesh dhe si reflekton për ato që ngrihesh. Di të them që kemi reflektuar, por ndryshojmë shumë gjëra dhe siç thashë edhe pse është më pak se 1% e gjithë procedurave të bashkisë, edhe për këtë 1% do duhet të jem perfekt”, tha Veliaj.

-Cili është raporti me ligjin?

Si raportoheni me ligjin, por edhe me Erion Velinë e “G99”. A është sot Tirana më e jetueshme?

“Raporti me jetëgjatësinë në politikë, unë them se jetëgjatësinë në politikë nuk e përcakton mosha, por raporti që ke me votuesit që përkthehet ne votë”, kështu u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News.

“Ne në zgjedhjet e fundit patëm rezultatin më të mirë pa koalicion që ka patur ndonjëherë PS, në Tiranë. Tirana në vitet ‘90-2000 shkoi djathtas, 2000-2011 majtas, 2011-2015 djathtas, dhe 2015 deri më sot majtas. Pra po flasim për një qytet që është i balancuar, nuk është një qytet, si Berati historikisht i majtë apo Kukësi, historikisht i djathtë. Këtu bëhet fjalë për një qytet që është pulsi i të gjithë komunitetit, një lloj kampioni i shqiptarisë. Në Tiranë jetojnë nga Tuzi apo Lugina e Preshevës që po bëhen doktorë dhe infermierë të rinj apo jetojnë edhe rusë të Daghestanit që janë mundësit e rinj që do shkojnë në Paris dhe kanë marrë shtetësinë e re. Pra, sot qyteti është shumë më kozmopolitan, plus edhe pjesa rurale që thuhet. Raporti është me vota.

Kjo parti nuk ka bërë as Dushkun, kjo PS sot.

Të marrim pjesën politike, ti sheh që ke një alternativë përballë që thotë ik ti të vijmë ne. kanë patur rezultatin e tyre në Tiranë më të dobëtin ndonjëherë. Unë e kuptoj, por kur ti sheh që edhe në ata 100 vetë që vijnë shumica kanë ardhur nga rrethe të tjera, dhe kur sheh që Vrenozi ka sjellë më shumë se Ilir Meta, dhe kur sheh se ishin në bashki dhe ikën nga bashkia nuk dhanë asnjë input, kur sheh që presidenti i është qepur një paraleleje një kornizë që ka vënë një OJF dhe nuk i shkulet.

A është lyer?

Ka ciklin e vet të mirëmbajtjes çdo gjë në bashki. Pra, kur alternativa është një majmunëri një kthim një revolucion, dhe propozimi është të ikin njerëzit nga bashkia që të vijë majmuni, kjo është me të fyer inteligjencën siç është me të fy votat”, tha ai.

Gjithashtu Veliaj foli edhe për zhvillimin në Tiranë, duke theksuar se sot është kozmopolitan duke ofruar shumë mundësi për të rinjtë.

“Sot kam përgjegjësinë të sqaroj 160 mijë që më votuan dhe ata që u zgjuan të më votonin kundra. Edhe për protestën dhe majmunërinë sot paradite, pra vetëm fakti që dështojnë do të thotë që njerëzit thonë, ky lali ndoshta s’është perfekt, por në këto 40 shkolla, apo 101 çerdhe unë çoj kalamajtë, ai liqeni është dyfishuar, ai i Farkës ka shtuar një mushkëri tjetër..

Kjo unaza te Astiri, më mirë që e çau se sot iket e vihet në Tiranë për bukuri. Edhe ai bulevardi i ri që tani do e bëjë Tiranën e re për 100 vitet e ardhshme. Edhe njeriu më cinik thotë jetoj në një shtëpi që vlen më shumë si pronë. Janë bërë disa beteja që këtë qytet e kanë bërë më të mirë. U zgjova sot kur thoshte Bloomberg ne do financojmë Tiranën për korsitë e biçikletave. Pra, validimi i Tiranës sot nuk varet më as nga Sali Lusha, as nga Argita, as nga Meta, as nga Gaz Bardhi që thoshte ti ke para kriminale. Politikisht është game over. Unë s’vi këtu të sqaroj capaculët e bashkisë. E mbylla pjesën politike, shkojmë në pjesën ligjore. Ligji është një nocion abstrakt dhe steril. Dhe nëse sheh ligjin dhe një kompani është ulur 47 % dhe një tjetër 7 % qartazi do kursesh lekë. Logjika e atyre në komision është t’ia japin çmimit më të ulët, që të kursejnë para shtetit dhe me ato të bëjnë edhe një punë tjetër. Në procedurat ligjore, në APP dhe KPP që është gjykata e brendshme e garave, dhe kur sheh dhe thotë nuk e kam një instrument të dijë kush është martuar në vitin 1990 dhe ka qenë vjehrri i kujt dhe kujt ia ka shit këtë kompani. Ajo që ne po themi është, i ke kaluar filtrat administrativë, ndoshta duhet futur edhe një filtër moral, një vetëdeklarim siç bëhet për pasurinë dhe vetëdekriminalizimin ku ti vetë duhet të thuash nëse ke njohje. Kështu që ndonjëherë jo çdo fatkeqësi vjen për keq. Vjen edhe si një mundësi për t’i bërë ca gjëra mirë. Tërmeti na tregoi se nuk mund të vijojmë të ndërtojmë si më parë. Dhe bashkia e Tiranës ka kaluar në eurokodin 9 që shtëpitë e reja, jo vetëm të këtyre të tërmetit që do i marrin në kombinat dhe në 5 Maj, por edhe të çdo ndërtimi privat që do bëhet do bëhen me një kod të ri. Tani pyetja është,- e gjithë kjo histeri, e cunami kur këta deri dje thonin poshtë SPAK e Dumani dhe i bëjnë Irenës CV kur ka kaluar në Greqi etj, dhe pastaj thonë a shumë mirë kur kapin tre nga 300 drejtorët e bashkisë. Por kur vijnë për babin, Gërdecin dhe 21 janari këta qenkan qelbësira”, tha Veliaj, duke shtuar:

“Më pyete për SPAK, unë besoj te shprehja e tironcve kur thonë ‘graj gamorin tat’. Kemi bërë 40 shkolla kam edhe 11 në proces, kemi bërë mbi 100 lagje, kam edhe 50 në proces. Kemi bërë gjithë bulevardin do mbyll edhe sheshin, kemi bërë kopshtin zoologjik, duhet të bëj edhe botanikun, kjo është puna ime. Puna e Dumanit dhe prokurorëve është komplet tjetër. Pra, në hapësirën tonë të përbashkët, jemi të gjithë bashkë, kur vjen ora 08:00 unë duhet të bëjë këtë punën me llaç e tulla e asfalt kurse ai ka një detyrë tjetër. Ai thotë të gjithë Erionët e kësaj bote, Edi Ramët e kësaj bote, ky shtet më ka dhënë detyrën që unë t’i kontrolloj. Secili duhet të bëjë punën e vet”, shtoi Veliaj.




Skip to toolbar