Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë të hetohet i izoluar në qeli.
Të enjten Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e kreut të partisë së lirisë, duke lënë në fuqi vendimet e gjykatave të posaçme që kanë caktuar ndaj tij masën e arrestit në burg.
Meta po hetohet nga prokuroria e posaçme për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Ish-presidenti i republikës Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.