SPAK, peng i vettingut

AKTUALITET


Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi thotë se ngritja e SPAK është gati, por nuk mund të bëhet pa kaluar vettingun kandidatët e përzgjedhur. Duke dhënë detaje se në çfarë faze ndodhen kandidatët e përzgjedhur, Ibrahimi ka shpjeguar se deri tani vetëm pesë e kanë kaluar vettingun, ndërsa të tjerët janë në proces verifikimi.

“Jemi në hapat e fundit të një procesi të gjatë. Kemi analizuar dhe miratuar 15 kandidatë që në çdo çast mund të emërohen në SPAK. Ju e dini që është edhe një kusht që duhet të kalojnë vettingun. Është procesi i fundit kalimi i vettingut. Por vetëm pesë e kanë kaluar, tre të tjerë janë në fazën e fundit. 7 të tjerë janë në faza të ndryshme. Konkretisht 2 janë në kolegjin e apelimit dhe 5 shkallën e parë të vettingut.

Duke qenë se verifikimi i kandidatëve nuk ka ecur njëlloj për të gjithë dhe ndonjë prej tyre nuk mund të kalojë, KLP ka diskutuar edhe opsionin që të ngrihet edhe me më pak se 10 prokurorë. Por Ibrahimi thotë se ende nuk mund të flitet për këtë opsion. “Sot përfshihemi në këtë rol në garantimin e mbrojtjes për prokurorët, ndaj të dhënat s’i disponojmë. Unë s’paragjykoj vendimet e Këshillit. Këshilli do e miratojë, listën. Ne do shprehim edhe qëndrimin tonë për këtë klauzolë të kushtetutës që thotë se SPAK s’mund të veprojë me më pak se 10 prokurorë”, tha Ibrahimi.



Skip to toolbar