“SPAK-u ka krijuar një situatë interesante”, Minxhozi: Po i godet të gjithë pa asnjë dallim, deri në zgjedhje pritet të…

Më të fundit


TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi, i pranishëm në studion e “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, u shpreh se elita politike në Shqipëri është konsumuar deri në skaje.

Sipas tij ata kanë akumuluar dhe kanë krijuar problematika të vazhdueshme dhe janë shumë larg asaj, që kërkon populli shqiptar.


Përballë këtij realitetit, Minxhzoi thotë se dalja në skenë e SPAK dhe goditjet e tij në të gjitha frontet, ka rritur dozën e shpresës për ndryshimin e fytyrës së politikës 30-vjeçare në Shqipëri.

“Konsumi i skajshëm i elitës politike më shumë se 30 vjeçare, krizat e vjetra dhe të reja që ato kanë akumuluar, skandalet e panumërta, vrasjet, vjedhjet, korruptimi kapilar që ka arritur shoqëria shqiptare, e gjithë kjo kulturë ku zgjedhjet nuk prodhojnë zgjidhje. Mund të ndryshosh partitë, por nuk ndryshon politikat.

Në Shqipëri kemi arritur atë rrethin virtuoz të krizës, ku zgjedhjet zhvillohen, qeveria është në vend, opozita po ashtu, ndërrohen pas ca vitesh kur t’u vijë radha dhe në fund fare problemet mbeten po ato. Është një elitë që ka ezauruar komplet mundësitë e saj për të sjellë ndryshim dhe atë që duan të gjithë shqiptarët. Në këto kushte, dalja e një komponenti të ri, i cili është i treti në fushë dhe që gjuan të gjithë dhe i godet padallim majtas dhe djathtas, lart dhe poshtë”, tha ai.

Ai tha se pavarësisht se të gjithë e kanë sulmuar, SPAK me vendosmërinë e tij ka krijuar një situatë interesante në funksion të zgjedhjeve të reja.

Sipas Minxhozit, deri atëherë nuk dihet se sa do të zgjatet lista e personave të goditur nga drejtësia.

“SPAK ka hyrë me kaq vrull në fushën e lojës dhe ka krijuar çoroditje. E sulmon Rama nëpër asamble, e sulmon natë për natë doktori, Ilir Meta nuk lë gjë pa i thënë, vetëm Lulzim Basha nuk e ka goditur akoma, sepse ende nuk është marrë SPAK me atë pjesën e opozitës që përfaqëson.

Situata që ka krijuar SPAK është situatë shumë interesante në funksion dhe të zgjedhjeve të reja. Nuk e di se sa do zgjatet lista e personave të goditur deri në zgjedhje”, tha ai./ n.m.abcnews.al




Skip to toolbar