“Ka pasur sponsorizime të brendshme”, Zheji për dokumentarin e RAI 3: Nuk mendoj se është goditje për Ramën

Më të fundit


Analisti Artur Zheji në një bashkëbisedim në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për dokumentarin e publikuar nga media italian, RAI 3, ku flitej për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët dhe lidhjet e dyshuara mes krimit dhe pushtetit në nivelet më të larta.

Zheji u shpreh se ka pasur sponsorizime të brendshme, ndërsa u shtoi se nuk mendon se ky dokumentar është goditje për kryeministrin Edi Rama.


“CIA bën komplote, ne po të na thonë që ka shërbime sekrete serbe, greke na thonë “çfarë është kjo?”.

Pa diskutim, unë kam informacion që ka pasur sponsorizime të brendshme. Ky zotëria ka një muaj e ca që ka jetuar në Tiranë dhe ka intervistuar njerëz. Fakti që ka zgjedhur atë gjë që ka dhënë këtu ka tendencë. Nuk mendoj se është goditje për Ramën. Ka vetëm bashkim elementësh që nxin qeverinë, por asgjë të re. Një zbulim nuk ka. Unë do përdorja deklaratën e Metës që thotë “Koincidencë ka vetëm në nivele të ulëta”.”, tha Zheji. /abcnews.al




Skip to toolbar