Spanja i lehtëson punën Jorgjit, kalon lehtësisht Ishujt Faroe (të gjitha rezultatet e ndeshjeve)

SPORT


Janë luajtur këtë të premte disa nga ndeshjet e raundit të tretë kualifikues të vlefshme për Europianin 2020.

Spanja ka shkatërruar Ishujt Faroe nën gjykimin e arbitrit shqiptar Enea Jorgji në ndeshjen e raundit të tretë për kualifikueset e Euro 2020, në Grupin F.

Ramos, Navas, autogoli i Gestsson dhe Gaya, i dhanë fitoren 4-1 skuadrës spanjolle përballë ekipit modest të Ishujve Faore, me këto të fundit që shënuan golin e nderit me Olsen.

Pas fitores së kësaj të premteje, Spanja mbetet në krye të Grupit F me 9 pikë, ndërsa ndiqet nga Suedia me 7 pikë, që mban vendin e dytë.

Ekipi i vendit skandinav, gjithashtu fioi ndaj Maltës me rezultatin 3-0, me gola të shënuar nga Quaison, Claesson dhe Isak. Kështu, Suedia mbetet një nga pretendentët kryes, veç Spanjë, për kualifikimin në Euro 2020 nga Grupi F.

Izraeli fitoi 3-0 ndaj Lituanisë në Grupin G, duke u ngjitur në vendin e dytë, ndërsa Polonia mundi minimalisht 1-0 Maqedoninë  e Veriut, duke ruajtur vendin e parë në këtë grup.

Ukraina nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj Serbisë, duke fituar me rezultatin 5-0 dhe mbajtur vendin e parë në Grupin B, në ndeshjen e tretë kualifikuese të euro 2020. Ndërkohë, Serbia duket se e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme këtë edicion eliminator të Euro 2020, pasi mbetet në vend të fundit në Grupin G me vetëm 1 pikë.



Skip to toolbar