Stafi i Biden i përgjigjet Trump: fjalim skandaloz

BOTA


Skandaloze dhe të paprecedenta i ka konsideruar stafi i kandidatit Joe Biden deklaratat e presidentit Donald Trump i cili shpalli fitoren në zgjedhje dhe paralajmëroi se do të shkojë në Gjykatën e Lartë për të kërkuar ndalimin e numërimit të votave në disa shtete.

“Është skandaloze sepse mund të konsiderohet një përpjekje për t’iu hequr qytetarëve amerikane të drejtat e tyre demokratike. Është skandaloze sepse asnjë president në historinë e SHBA nuk ka tentuar të ndalojë zërin e amerikanëve në zgjedhjet kombëtare”, shkruhet në deklaratën e stafit të Biden.


Megjithatë, stafi i Biden deklaroi se trupa e juristëve është gati të përballet me Trump.




Skip to toolbar