Kryeministri Britanik Keir Starmer erdhi në Shqipëri një ditë përpara samitit Politik Europian me synimin e qartë për të arritur një marrëveshje me Tiranën Zyrtare që Londra të sillte emigrantët e saj të paligshëm në vendin tone, bazuar në një marrëveshje si ajo me Italinë. Por përgjigja që mori sipas asaj që shkuan “The Guardian” jo vetëm nuk ishte ajo që priste, por gjithashtu e vendosi atë në një “gropë politike”. Vetë Starmer pranoi në konferencën për shtyp me Ramën se marrëveshja me Shqipërinë për ndaljen e emigrantëve të paligjshëm nga vend ynë nepermjet gomoneve kishte qenë një sukses duke sjellë një rënie prej 95% të emigracionit të paligjshëm.
Kur gazetarët pyetën nëse Britania mund të arrinte një marrëveshje me Shqipërinë njësoj si ajo që vendi ynë ka me Italinë Kryeministri Edi Rama dha një përgjigje që në fillim u duk se ngriti shpresë dhe optimizëm, por më pas nga përkthimi I saktë u kuptua se nuk ishte kështu. Kreu i qeverisë Shqiptare e bëri të qartë se Britania mund të merrte modelin e marrëveshjes me Italinë si shembull, por TA zbatonte ne vende te tjera.
Rama u shpreh se për Shqipërinë Italia është një partner afatgjatë, ndërsa tha se me Britaninë situta është e ndryshme pasi ky vend kërkon thjesht një marrdhënie afatshkurtër . Me sarkazëm dhe humor The Guardian shkroi se Kryeministri Rama refuzoi seks per nje nate me Britaninë përballë martesës afatgjatë që ka me Italinë.
Sikur mos të mjaftonte e gjitha kjo, për të “groposur” ambiciet dhe qëllimet e Keir Starmer për një marrëveshje për emigracionin, kryeministri Britanik u vu sërisht në pozitë të vështirë kur Gazetarët I kërkuan që ti kërkonte falje popullit Shqiptar pasi qeveria e mëparshme I kishte quajtur Shqiptarët një “popull kriminel”. I hutuar ai pa nga Kryeministri Shqiptar Edi Rama, 198 centimetër i gjatë. dhe Keir Starmer u shpëtua nga homologu I tij Shqiptar shkruan the Guardin, pasi Rama theksoi se përcaktimi Kriminel ishte bërë nga qeveria e Shkuar dhe se per kete, Konservatorët ishin dënuar me vote nga britaniket, korrikun e kaluar.
Në këtë moment Keir Starmer buzëqeshi në mënyrë falenderuse, por në fakt sipas The Guardian ky ishte një ndër momentet më të sikletshme të Kryeministrit Britanik i cili u duk se u fundos përballë Kryeministrit Shqitar jo vetëm në aspektin e gjatësisë, por edhe bazuar në Ambicet e tij per te arritur gjate kesaj vizite një marrëveshje për te spostuar emigrantë te paligjshëm në Shqipëri.