Statistika katastrofë, Inter kërkon dështimin e Manchester United

SPORT


Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez, pritet të bashkohet me Interin në Serie A së shpejti në formë huazimi. Sipas BBC, në një lajm të orëve të fundit, mësohet se sulmuesi 30-vjeçar, mund të bëhet pjesë e skuadrës zikaltër në Itali. Pasi firmosi me Romelu Lukakun, Inter synon dhe kilianin, që nuk ka gjetur hapësira në skuadrën e Ole Guner Solskjaer. Marrëveshja pritet të arrihet deri të mërkurën mes dy klubeve.

Deri tani, problemi kryesor mbetet paga e lartë e Sanchez, që kërkon të përfitojë të paktën 400 mijë euro në javë. Por kjo shumë nuk është e përballueshme nga Inter, por United mund të subvencionojë një pjesë të pagës së tij duke bërë një marrëveshje. Trajneri norvegjez i Manchester United nuk e ka në planet e tij Alexis Sanchez, pavarësisht se e ka mohuar një gjë të tillë publikisht.

Solskjaer ka krijuar besim të madh te sulmuesi 17-vjeçar Mason Greenwood, por duke pasur parasysh një seri ndeshjesh të ngjeshura, largimi i Sanchez si alternativë, do të ishte një bast i rrezikshëm për United. Me Manchester United, Alexis Sanchez ka pasur një paraqitje katastrofë, pasi prej 19 muajsh në “Old Traford”, që kur u largua nga “Emirates Stadium” në janar të 2018, ai ka shënuar vetëm 5 gola në 45 ndeshje.



Skip to toolbar