Stoltenberg: Nëse Rusia pushton Ukrainën, NATO do të reagojë ashpër

Më të fundit


Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg, deklaroi se aleanca është e gjitha në unitet të plotë përballë agresionit të mundshëm rus kundër Ukrainës dhe se do të reagojë ashpër në rast se Rusia pushton Ukrainën.

“Të gjithë aleatët e NATO-s e kanë bërë të qartë disa herë se do të reagojmë nëse Rusia kryen veprime agresive kundër Ukrainës edhe një herë”, tha Stoltenberg mbrëmjen e sotme.


Ai vuri në dukje gjithashtu se NATO ëshët e gatshme për të vendosur sanksione dhe po mendohet edhe për rritjen e numrit të NATO-s “, tha Stoltenberg, transmeton CNN.

Më herët, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se ia kishte bërë të qartë presidentit rus, Vladimir Putin se “nëse ndonjë njësi ruse kalon kufirin ukrainas, ajo do të konsiderohet si një pushtim”.




Skip to toolbar