Debati për truallin e PD, Veliaj: Ëndrrat e një partie apo të pronarëve nuk menaxhohen nga bashkia e Tiranës

Më të fundit


Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në emisionin ‘RealStory’ në ‘News24’ foli për shembjen  e banesave në zonën ‘5 Maji’. Po ashtu Veliaj u ndal edhe te ndërtimet për të cilën është folur se do të ngrihen në oborrin e PD.

Kryebashkiaku tha se askush nuk ndalohet që të bëjë një shprehje interesi, duke shtuar se në momentin që një truall ka një ndërtesë, ligji thotë se duhet të gjesh dakordësi dhe nëse gjendet një dakordësi atëherë , çështja edhe mund të shqyrtohet.


‘Projekti i Unazës është një vazhdim i Astirit . Tre vite ne rrinim në trafik se dikush digjte goma. Edhe dje ke 5 maji bënin të njëjtën gjë krahu i Saliut dhe i Bashës ai që organizonte , kreu i OFL. Krimineli i OFL që do të vriste mua me kallash që nuk tremb dot pulat. Ai jo vetëm që do të ketë bukë për të ngrënë do të marrë 450 m katror dhe qiranë do t’ja paguaj shteti. Pa leje , si qen aty, dhe do të marrësh 450 m si bob dhe me gjithë krimet që ke bërë, sa të bëhet gati qiranë do ta paguajmë ne. Te kompleksi i ‘5 Majit’ patjetër që do të ketë ndërtesa , do ketë edhe Kishë edhe Xhami, Bashkia e Tiranës do të çojë një pjesë të zyrave aty, patjetër që do të ketë, edhe Komisariat do të ketë. Edhe shkollë do të ketë…Ne kemi humbur shumë kohë, Jorida me Lulin kanë qenë në Bashki dhe këto detyra për të pastruar qytetin e kishin dhe ata. Më thoni një shkollë që kanë bërë. Vetëm në kombinat sa shkolla kemi bërë. Sërish me miqtë të huaj dhe me Dua Lipën kemi bërë shumë punë. Kemi shkolla që janë kthyer në model. Vetëm palestra janë 72. Shkolla në Kodër Kamëz, shkolla Kenedi dhe Nënë Tereza. Ne humbasin kohë kot me Joridën dhe Lulin. Betonierët nuk mund të bllokoheshin vjet ku ne duhet të fusnim në shtëpi qytetarët që iu shembën banesat nga tërmeti. Tani këta që shohin betonierë duhet të kuptojnë se po punohet. A është vendim i vështirë, po patjetër, por lëvizin më ngadalë dhe parkimi dyshe është për disa orë… Për të gjithë këto arsye lejohen vetëm për ato ku ndërtohen shkolla, kopshte,  çerdhe, kisha dhe xhami…prona në Tiranë ka vite që rritet 10-15 % në vit në disa zona edhe në 20%. Këta që po fitojnë kaq shumë të mbajnë edhe një pjesë të sakrificës, unë e kam kaluar fazën e gjobave… E kemi provuar me mosdhënien e lejeve, por diku do të shpërthejë edhe informaliteti. Ndërtesën e Shqupit e njoh shumë mirë. Mënyra se si funksionon në bashki është se nuk ndalon asnjë njeri të bëjë shprehje interesi. Ti fillimisht duhet të dish pronën dhe sa kohë që prona ka një ndërtesë sipër aty mbaron filmi. Sa kohë që familjarët kanë thënë ne do ta zgjidhim nga urbanistika është thënë dakord do të shihet deri sa të gjendet zgjidhja.  Në momentin që një truall ka një ndërtesë, ligji thotë se do të gjesh dakordësi edhe nëse është pa leje. Ëndrrat e një partie apo të pronarëve nuk menazhohen nga bashkia e Tiranës. Bashkia thotë gjeni darkodësi dhe pastaj e shqyrtojmë. Për një shprehje interesi , unë jam njohur në 2016…Ai është problem i tyre dhe jo i Tiranës’, tha Veliaj, duke shtuar: ‘Në tre mandate mund ta japësh çfarë ke ndërmend për të dhënë. Pra ligji dhe ligjvënësi e ka konsideruar që duhet një limit dhe është i pavend krahasimi me mandatin e gjashtë’.




Skip to toolbar