Strategjia e KQZ-së, votimi jo në shkolla por në ambulanca. Ja arsyeja

AKTUALITET


Pas kërcënimeve të opozitës se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve në bashkitë që drejtohen prej saj, KQZ ka ndryshuar strategjinë.  Në njësitë vendore që drejtohen nga PD dhe LSI,  KQZ ka propozuar që qendrat e votimit të zhvendosen nga shkolla, që administrohen nga ana e bashkitë, drejt qendrave shëndetësore.

Arsyeja është se qendra Shëndetësore janë varësi të ministrisë së Shëndetësisë dhe kjo duket se do t’i japë zgjidhje përpjekjes së opozitës për të bllokuar procesin zgjedhor në bashkitë që drejtohen prej saj, për të mos i lënë gjë në dorë krerëve të bashkive, siç ndodhi në rastin e Shkodrës ku iu vu zjarri shkollës. Kjo vetëm për arsyen se Voltana dha urdhër boshatisja e shkollës nga materialet zgjedhore.

Gjatë mbledhjes KQZ vendosi që Qendrat e Votimit në disa prej bashkive që janë administrimin e opozitës si në Pogradec, Patos, Selenicë, Kamëz, t’i zhvendosë nga shkolla që ishin projektuar, duke i dërguar në Qendrat Shëndetësore.

Argumentimi i nxjerrë nga administrata është se këto objekte arsimore janë në rikonstruksion, ose janë të rrënuara. “Qendra e Votimit nr 4608, e caktuar në shkollën 9-vjeçare “Gumenicë Fushë”, e cila është amortizuar, KZAZ nr.85 propozon caktimin e QV-së në ambulancën e fshatit Gumenicë. QV nr 4571, e caktuar në shkollën Mesarak, e cila është e amortizuar, KZAz propozon që të zhvendoset në Qendër Shëndetësore”, thuhet në materialin e KQZ-së së paraqitur për votim në mbledhjen e KQZ-së.

Mbi 20 QV u ndryshuan me vendim KQZ nga shkolla publike në qendra shëndetësore.

Zguri nuk i votoi propozimet e paraqitura për ndryshim të qendrave të votimit, ndërsa katër anëtarët e tjerë i votuan pro.



Skip to toolbar