Studimi i ADN-së mund të kurojë kancerin

Më të fundit


Kurat për kancerin po bëhen më të sakta dhe më pak të vështira për t’u përballuar.

Tani, ato janë më të shkurtra dhe mund të prodhojnë rezultate më të mira se terapitë tradicionale të kancerit. Kimioterapia, rrezatimi dhe kirurgjia janë trajtime standarde për të luftuar kancerin.


Por, kimioterapia dhe rrezatimi vrasin bashkë me qelizat malinje edhe qelizat e shëndetshme dhe shoqërohen me efekte të rënda anësore.

Kanceri i secilit pacient është unik, ashtu siç është ADN-ja. Kjo përcakton edhe se çfarë ilaçi do të funksionojë më mirë. Trajtimi i kancerit po zhvendoset tani drejt mjekimit preçiz dhe terapive që godasin vetëm kancerin, dhe jo qelizat e tjera.

Për shembull, radiacioni i përqendruar mund të përdoret tek gratë që kanë kancer të fazës fillestare, pasi kirurgjia ka hequr tumorin malinj. Efektet anësore janë minimale dhe kërkon shumë më pak kohë se terapia me rrezatim në gjoks.

Kjo kurë zgjat 5 ditë dhe është e barazvlefshme me të gjithë rrezatimin që zgjat katër deri në gjashtë javë.

Ndërsa kura të tjera shfrytëzojnë vetë sistemin imunitar të trupit. Sistemi imunitar i pikas qelizat kancerogjene dhe i percepton si jonormale. Nëse hidhet në sulm sistemin imunitar, ai mundet t’i sulmojë dhe shkatërrojë qelizat kancerogjene në një mënyrë shumë efikase. Një kurë tjetër teston qelizat e kancerit për të përcaktuar përbërjen e tyre gjenetike, në mënyrë që në vazhdim të përdoret ilaçi i krijuar posaçërisht për të vrarë vetëm ato qeliza. Bëhet fjalë për të goditur në zemër të qelizave që u shndërruan në kancer. Ky është thelbi i mjekësisë precize.




Skip to toolbar