Kaos te Barça: Messi dëshiron Neymar, por Griezmann po vjen

LA LIGA


Baracelona nuk është në momente të mira. Kaosi institucional, financat delikate dhe pavendosmëria, janë disa nga çështjet kyç që kanë prishur qetësinë në klubin Blaugrana. Të mërkurën dha dorëheqjen e parevokueshme zëvendëspresidenti Jordi Mestre, përgjegjës për çështjet sportive në klub. Tani, Josep Maria Bartomeu është pa krahun e tij të djathtë në klub. Dorëheqja e Mestres erdhi pas një serie sulmesh në drejtim të tij nga anëtar të klubit. Kjo që po ndodh me Barcelonën nuk vjen në një moment pozitiv, pasi presidenti aktual, Bartomeu, duhet të menaxhojë një tjetër situatë. Marrëveshja me ish-sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann është afër, por dhe Neymar duket gjithashtu në horizontin e Barcelonës.

Në fakt, marrëveshja me Atletico Madrid për Griezmann është arritur vitin e kaluar, pavarësisht se gjithçka është zbuluar vetëm të enjten nga Marca. Megjithatë, veç francezit, sulmuesi aktual i PSG-së, Neymar, duket pranë rikthimit në ish-klubin e mëparshëm. Negociatat janë në rrugën e duhur, teksa Barcelona po sheh disa mundësi për të rikthyer brazilianin në “Cam Nou”, duke futur si pjesë të marrëveshjes edhe dhënien e Rakitiç dhe Coutinho për PSG-në. Madje, Neymar duket se dëshirohet dhe nga Lionel Messi. Argjentinasi zhvilloi një takim me Neymar, pas ndeshjes gjysmëfinale të Copa America, ku përballë luajtën Argjentina dhe Brazili, me këtë të fundit që shkoi në finale.


Takimi i Messit me Neymar medohet të ketë pasur lidhje pikërisht me rikthimin e brazilianit te Barcelona. Edhe Messi duket se e mirëpret këtë rikthim, por problemi mbetet Griezmann. Afrimi i dy lojtarëve cilësorë si Neymar dhe Grizemann në Camp Nou, do të vështirësonte shumë çështjen e menaxhimit të lojtarëve, shto këtu faktin, që formacioni te Barcelona, është gjithmonë në varësi të Messit. Mesaduket, takimi me Neymar, ka qenë një sinjal edhe për drejtuesit e klubit, Messi do brazilianin. Por jo vetëm kaq, me tre yje të këtij niveli në ekip, Barça duhet të bëjë mirë llogaritë edhe në aspektin financiar, pasi rroga e të treve bashkë për një sezon, shto dhe Suarez, mund të shkonte mbi 100 milionë euro. Goxha shifër!




Skip to toolbar