Stuhia rrëzon pemët, aksi i Llogarasë i pakalueshëm

AKTUALITET


Moti i keq me stuhi e erë të fortë ka rrëzuar pemët në aksin rrugor të Llogarasë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Prefekti i qarkut të Vlorës u ka bërë apel qytetarëve të evitojnë qarkullimin në këtë aks si dhe të kontaktojnë policinë për çdo problematikë të mundshme.

“Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.

Lutemi që drejtuesit e mjeteve ta shmangin këtë aks nga të dy krahët, derisa të qetësohet situata dhe të bëhet pastrimi i rrugës nga pemët e thyera”, është shprehur prefekti i Vlorës.



Skip to toolbar