Turqi, terrori vret shtatë. 13 të plagosur

AKTUALITET


7 të vrarë dhe 13 të plagosur është bilanci i një sulmi në Turqi, ku një minibus shpërtheu nga disa eksplozivë të vendosur në rrugë.  

Autoritetet dyshojnë se mjeti shpërthyes artizanal është vendosur nga luftëtarët e Partisë Kurde të Punëtorëve, të cilët konsiderohen si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 19 në rrethin Kulp pranë Dijarbakirit.

Konflikti mes PKK dhe shtetit turk në rajonin kurd ka nisur në vitin 1984 dhe që prej asaj kohe janë regjistruar më shumë se 40 mijë persona janë vrarë.



Skip to toolbar