Dëshmon atentatori i Lul Berishës: Dy persona më kërkuan të kryeja vrasjen

AKTUALITET


Ahmet Ajeti i dënuar për tenativë vrasje të Lulzim Berishës ka dëshmuar gjatë të premtes në Gjykatën për Krime të rënda, ku ka dhënë detaje rreth tenativës për vrasjen e Berishës. Ai ka thënë se është kontaktuar nga dy persona të cilët e kanë mbyllur në një hotel në Durrës, dhe i kanë thënë se duhet të vriste një person për ta, ose ndryshe nuk do largohej më.

“Për të shpëtuar nga kjo situatë unë kam plagosur veten”, ka deklaruar Ajeti duke mohuar njohjen me Lulzim Berishën, për të cilin tha se e kishte parë për herë të parë në gjyq.


Ajeti tha se nuk njeh asnjë nga personat që përmenden nga Prokurori dhe që janë dënuar si pjesë e bandës së Durrësit.

Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik të vitit të kaluar nga Prishtina në Rinas dhe nga ajo ditë mbahet i izoluar në qelitë e burgut 313 në Tiranë. Dyshohet se ekzekutimin e Lulzim Berishës në vitin 2005, Ajeti do ta bënte për llogari të grupeve rivale të cilët një dekade më parë përplaseshin mes tyre.

Në afërsi të kafenesë ku ndodhej Lul Berisha, Ajeti u konfliktua me disa persona të tjerë dhe në konfrontim e sipër ka plagosur veten e tij me pistoletë.

Vetë Lulzim Berisha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndërsa u lirua me kusht nga drejtësia shqiptare.




Skip to toolbar