Dy masakra brenda 3 orëve në SHBA, vriten 17 persona

AKTUALITET


E diel e zezë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm tre orë pas sulmeve në Ohio ku mbetën të vrarë të paktën 7 persona, dhe atyre të së shtunës në Teksas ku mbetën të vrarë mbi 22 persona, një tjetër sulm me armë zjarri ka ndodhur në Oregon të Dejtonit. Media “Dayton Daily News”, raporton se në Bar Ned Peppers në rrugën lindore të pestë, janë vrarë të paktën 10 persona (përfshirë dhe autorin), ndërsa 16 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Lajmin e ka njoftuar për  median amerikane Koloneli Matt Carper, që mban postin e nënkolonelit në policinë e Dejtonit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që kanë çuar autorin në kryerjen e kësaj masakre. Aktualisht nuk jepet emri i autorit, ndërsa nënkoloneli i policisë së Dejtonit është shprehur se autori ka përdorur një armë automatike për të kryer masakrën. Ndërkohë agjentët e FBI dhe të ATF kanë zbritur në terren dhe janë duke kërkuar autor të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Mediat amerikane raportojnë se autorit i është ndaluar fillimisht hyrja në barin ku ndodhi masakra, ndërsa më pas ai ka hapur zjarr duke lënë të paktën 10 persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Ndërkohë, gjatë kohës së masakrës, një person ka mundur t`i rrëmbejë armën autorit duke e qëlluar atë për vdekje, kanë treguar dëshmitarët nga vendi i ngjarjes.

Më herët rreth orës 01:55 me orën lokale të Ohios ndodhi një tjetër masakër në një lokal në këtë vend, ku u vranë të paktën 7 persona dhe mbetën shumë të tjerë plagosur. Para kësaj ngjarje, të shtunën në mbrëmje, 22 viktima u shënuan në Teksas nga preshëritë e plumbave që gjuajti një i ri 21-vjeçar në një qendër tregare.




Skip to toolbar