Sulmi izraelit vrau dhjetra civilë në Rafah, Netanyahu: Ishte një gabim tragjik

BOTA


Një 46-vjeçar është gjendur i pajetë nga familjarët para banesës së tij në fshatin Selcë e Poshtme të Pogradecit.

Sipas policisë, i pajetë është gjendur me iniciale S. O. Ai dyshohet se është vetëvrarë dhe se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Referuar deklarimit të familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. “Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.



Skip to toolbar