Sulmi ndaj policisë, gjurmët e gishtave tradhtojnë autorët

Më të fundit


Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi provat shkresore të Prokurorisë, për ngjarjen e Elbasanit, ku u përplas makina e Policisë përballë tregut Agro-Ushqimor në vitin 2017. Duke iu referuar relatimit të prokurorit, duket se dy provat më të forta të Krimeve të Rënda për identifikimin e autorëve, janë shenjat e gishtave të gjetura në krahun e pasagjerit në “Audin” e zi dhe një cigare puro, ku janë përfituar materiale biologjike që korrespondonin përkatësisht shenjat e gishtave të Enea Bekteshit dhe në cigaren puro është përfituar material biologjik i përputhshëm me atë të Suel Celës.

Gjatë seancës, gjykata pa edhe videon, ku dukej momenti i përplasjes se “Audit’ me makinën e drejtorit të Policisë së Elbasanit në atë kohë, Gjergji Oshafi. Duke komentuar videon, avokatët e të pandehurve pretenduan se qëllimi i drejtuesit të “Audit”, nuk ishte policia dhe se nuk ka pas një përplasje, por fërkim të dy makinave, në kushtet kur makina e policisë ikën indietro. Ndërkohë prokurori i çështjes, lexoi një sërë provash të tjera, ndërsa seanca u shty për të parë dy video të tjera.

Enea Bekteshi sot ndodhet në arrest shtëpie, Kelemend Xhaferri në burg, ndërsa Suel Çela është në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë. Suel Çela i njohur edhe me emrin Marjus Lulaj është djali i Petrit Celës pronarit të tregut Agro Ushqimorë në Elbasan ku ndodhi edhe përplasja me policinë.

Në atë kohë policia e Elbasanit kishte informacion për një grup të rrezikshëm që po lëvizte në qytet prandaj organizoi kontrolle. Pikërisht para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit.

Por në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit. Për përplasjen e automejtit të Oshafit dhe akuzën e tentativës së vrasjes së punonjësve të policisë krimet kanë të dyshuar Suel Celën, Klemend Xhaferri dhe Enea Bekteshin.



Skip to toolbar