Sulmohen për vdekje me thikë dy shqiptarë në Londër

AKTUALITET


Dy shqiptarë janë sulmuar dhe janë vrarë me thikë në Londër të Britanisë së Madhe. Mediat britanike kanë publikuar emrat e viktimave: Arbër Fesko dhe Shkëlqim Paja. Trupi i pajetë i 30 vjeçarit, Arbër Fesko nga Shqipëria, u gjet në bagazhin e një makine në Scratchwood Park më 19 dhjetor, ndërsa kishte ndërruar jetë pas goditjeve me thikë.

Të nesërmen, 20 dhjetor u gjet trupi i shqiptarit nga Kosova, Shkëlqim Paja 31 vjeç në Hertfordshire. Edhe ai i vrarë me thikë në gjoks.


Oficerët e Komandës së Krimeve drejtojnë hetimet për vdekjen e Arber Feskos dhe Shkëlqim Pajas. Sipas tyre hetimi është kompleks dhe kërkon kohë për t’u zbardhur nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Sakaq, janë marrë në pyetje familjarët e dy viktimave për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.




Skip to toolbar