Situata pas tërmetit në Lezhë, 1733 persona do të kalojnë ndërrimin e viteve në çadër

AKTUALITET


Përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për Emergjencat, Etjen Xhafaj, duke bërë një urim për vitin e ri, tregoi se në qarkun e Lezhës janë 1733 banorë do ta kalojnë ndërrimin e viteve në çadër. Xhafaj tha se deri më tani janë evidentuar 136 pallate të dëmtuara rëndë, me një total prej 2165 apartamentesh. Ndërkohë janë të dëmtuara dhe 1818 shtëpi dhe 34 institucione publike.

“Kemi 136 pallate të dëmtuara në gjendje të rëndë, në të gjithë qarkun, 2165 apartamente, 1818 shtëpi dhe 34 institucione publike. Grupet e Vlerësimit kanë vazhduar punën edhe sot dhe do të vazhdojnë edhe nesër, për të vlerësuar dëmet pranë shtëpive dhe për të parë nevojat e qytetarëve me çadra. Deri aktualisht kemi në shkallë qarku, 1040 familje, që kanë aplikuar për bonuse qiraje dhe deri tani janë miratuar 792 prej këtyre. Në total, në nivel qarku, numri i çadrave dimërore të vendosura në terren është 453 dhe në to janë vendosur aktualisht 1733 banorë.


Numrat e emergjencave dhe strukturat mbështetëse të të tre bashkive në qarkun Lezhë, do të vazhdojnë të jenë në krye të punëve, për t’iu gjendur pranë qytetarëve edhe gjatë ditëve të festave. Gjithashtu do të kemi pranë edhe grupet e Ushtrisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për të mundësuar hapjen e çadrave të mëtejshme. Doja të përfitoja nga ky rast për t’iu uruar të gjithë qytetarëve të qarkut Lezhë, gëzuar festat dhe për t’iu drejtuar një falënderim të veçantë strukturave të emergjencave civile pranë qarkut, të cilat vazhdojnë të mbeten në shërbim të qytarëve në çdo moment të vështirë”, bën me dije Xhafaj.




Skip to toolbar