Sveçla publikon videon: Forcat serbe rrëmbyen policët tanë

KOSOVA


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar sot një video, në të cilën përshkruhet se si ka ndodhur rrëmbimi i tre policëve të Kosovës në veri të vendit.

Sveçla ka shkruar se rrëmbimi i policëve ka qenë i planifikuar.


Ai ka potencuar se Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë policët.

“Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani.”, ka shkruar ai në Twitter.




Skip to toolbar