Nga Lezha në Librazhd, aksidentet plagosin 3 persona

Dy aksidente janë shënuar gjatë pasdites të së hënës në vend, me pasojë plagosjen e 3 personave.

Në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, një makinë ka përplasur një motoçikletë. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës. Shtetasi, identitete i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Një tjetër aksidentet ka ndodhur në qytetin e Librazhdit, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Në aksident janë përfshirë një trajler dhe një makinë. Nga raportet paraprake dyshohet se shkaktar i aksidentit ishte trajneri, i cili ka humbur kontrollin eh ka goditur makinën.  Fatmirësisht të plagosurit kanë marr plagë të lehta, ndërsa makina ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Aksident i rëndë në Korçë, makina del nga rruga, plagosen 3 vajza

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në rrugën nacionale Korçë Kapshticë, ku si pasojë kanë mbetur tre vajza të plagosura.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Bitinckës dhe sipas policisë automjeti ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesja e makinës dhe dy vajza që ishin pasagjere.

Të plagosurat janë transportuar në spitalin e Korçës dhe ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shkak për të cilin dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

Makina përplas këmbësorët, plagoset nëna, shpëton fëmija

Një makinë e cila ecte me shpejtësi ka përplasur një këmbësore që po kalonte rrugë. Ngjarja ka ndodhur  në zonën e Skelës në Vlorë. Gruaja po kalonte rrugën me fëmijën e vogël në krah, i cili ka shpëtuar për mrekulli pa asnjë dëmtim, ndërsa nëna është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Pas aksidentit kanë ndërhyrë edhe qytetarët që ndodheshin aty duke e marrë fëmijën i cili përfundoi në rrugë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Elbasan, kamioni përplaset me makinën, tre të plagosur

Një kamion që vinte nga Maqedonia e Veriut është përplasur me një makinë tip “Benz” në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër. Drejtuesi i kamionit shtetasi H.F., banues në Tetovë,  ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me makinën tip “Benz”, me drejtues shtetasin M.K.

Nga aksidenti janë plagosur tre persona, që ishin pasagjerë në makinën tip “Benz”, fatmirësisht jashtë rreziku për jetën.

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për zbardhjen e plot të shkaqeve të aksidentit.

Përplasen makinat në Milot, plagosen 3 persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e në aksidenti në Milot. Dy makina janë përplasur në aksin Milot-Rrëshen, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit dhe një pasagjer. Plagosen drejtuesit E.H.,23 vjeç dhe A.M., 49 vjeç dhe pasagjeri F.S., 46 vjeç.

Mësohet se makinat “Audi” dhe “Toyota” janë përplasur me njëra tjetrën, megjithatë ende nuk dihen arsyet e aksidentit. Drejtuesi i makinës tip “Audi” që është bërë edhe shkak për aksidentin është efektiv policie në Tropojë.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.

Divjakë, makina përplas biçikletën, plagoset rëndë drejtuesi

Një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë. Si pasojë ka mbetur i plagosur rënd shtetasi Edmond Gjini, 50 vjeç, drejtuesi i biçikletës. Ngjarja ka ndodhur në Divjakë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aksident i trefishtë në Shkodër, plagosen dy persona

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë, në afërsi të fshatit Beltojë.

Një motor tip “Yamaha” është përplasur me makinë tip “Renault” pas humbjes së kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë së lartë. Nga përplasja motori ka rrëshqitur matanë rrugës duke aksidentuar edhe një person me biçikletë që po kalonte aty.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i biçikletës 32-vjeçari me iniciale D. Gj. dhe ai i motorit 31-vjeçari me iniciale M. S. Dy të plagosurit kanë marrë mjekimin në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit të trefishtë dhe dyshimet paraprake bien mbi shpejtësinë tej normave të lejuara të motorit.

Aksident i rëndë në Tropojë, humb jetën 9-vjeçari, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik i ka kushtuar jetën një të mituri në moshën 9-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur të dielën, ku gjatë pasdites në aksin rrugor Bajram Curri-Sopot, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka humbur jetën një fëmijë 9 vjeç, raporton policia.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Cerrnicë, ku dy mjetet tip “Benz”, me drejtues personin me inicialet B.Ç., dhe mjeti “Toyota” me drejtues shtetasin Z.M., janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve, si dhe tre pasagjerë që ndodheshin në mjete. Ndërkohë, 9-vjeçari, pasagjer në mjetin tip benz, ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spitalin e Tropojës.

Mësohet se fëmija nuk ka mundur t`i rezistojë dot plagve të marra nga aksidenti. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa të plagosurit e tjerë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Aksident i rëndë në Lezhë, plagosen 5 familjarë, dy në gjendje të rëndë

5 anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë të ndodhur gjatë natës në Lezhë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të enjtes në superstradën Lezhë-Milot ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë 5 persona anëtarë të një familje janë plagosur rëndë.

Dy prej të plagosurve janë dërguar në spitalin ushtarak në kryeqytet, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Fier, përplaset për vdekje drejtuesi i biçikletës, largohet autori

Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë. Viktima ishte duke udhëtuar me biçikletë, ku një makinë e ka përplasur nga pas duke u larguar me shpejtësi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur  në Vajkan të Fierit.

Viktima Shpëtim Isufi, 63-vjeç, po udhëtonte me biçikletë në momentin që është goditur nga një automjet. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit të ngjarjes, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në vendin ku ka ndodhur aksidenti mungon ndriçimi gjë e cila mund të ketë sjellë edhe aksidentin e fatal.

Skip to toolbar