Aksident i rëndë në Tropojë, humb jetën 9-vjeçari, 5 të plagosur

AKTUALITET


Një aksident i rëndë automobilistik i ka kushtuar jetën një të mituri në moshën 9-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur të dielën, ku gjatë pasdites në aksin rrugor Bajram Curri-Sopot, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka humbur jetën një fëmijë 9 vjeç, raporton policia.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Cerrnicë, ku dy mjetet tip “Benz”, me drejtues personin me inicialet B.Ç., dhe mjeti “Toyota” me drejtues shtetasin Z.M., janë përplasur me njëri-tjetrin.


Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve, si dhe tre pasagjerë që ndodheshin në mjete. Ndërkohë, 9-vjeçari, pasagjer në mjetin tip benz, ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spitalin e Tropojës.

Mësohet se fëmija nuk ka mundur t`i rezistojë dot plagve të marra nga aksidenti. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa të plagosurit e tjerë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.




Skip to toolbar