Aksident në Thumanë, 4 të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e të hënës në Thumanë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, janë plagosur rëndë katër persona. Mësohet se tre të nga të plagosurit kanë qenë duke udhëtuar në njërin prej mjeteve të aksidentuara, ndërsa tjetri është shoferi i makinës tjetër.

Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për  të marrë ndihmë mjekësore. Përplasja e mjeteve ka qenë e fortë, pasi makinat janë dëmtuar rëndë.

Një prej mjeteve është përmbysur  në rrugë, ndërsa mjeti tjetër ka përfunduar jashtë rruge. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.

Aksident tragjik, avioni rrëzohet mbi pishinë, vdesin të gjithë pasagjerët

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni në Filipine. Aksidenti ka ndodhur të dielën në afërsi të Manilas. Mësohet se të gjithë personat që ndodheshin në bordin e avionit kanë vdekur.

Mësohet se ka qenë një avion ambulancë, i cili po transportonte disa persona, kur është rrëzuar pranë një zone turistike në afërsi të kryeqytetit, Manila. Avioni ka rënë pranë një zone të banuar, ndërkohë që në momentin e përplasjes në tokë, janë goditur dhe dy persona të tjerë. Avioni i vogël raportohet se u rrëzua në fshatin Miramonte në Barangay.

Nga kërkimet deri në fundin e ditës së diel në mbrëmje, ishin gjetur nëntë trupa të viktimave. Tetë prej këtyre personave mësohet se kanë qenë në aeroplan, ndërsa personi tjetër është viktimë e goditur në tokë gjatë kohës së përplasjes së avionit. Ndërkohë që mësohet se një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Një zyrtar i policisë lokale në zonën ku është rrëzuar avioni, është shprehur se mjeti flutures ka rënë në një resort me pishina. Hetuesit ende nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare rreth shkaqeve të aksidentit ajror, ndërkohë që avioni ishte zhdukur nga radarët disa minuta përpara se të rrëzohej në tokë.

https://twitter.com/PhilippineStar/status/1168121557530492928?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1168121557530492928&ref_url=https%3A%2F%2Fgulfnews.com%2Fworld%2Fasia%2Fphilippines%2F9-killed-in-philippines-air-ambulance-crash-near-manila-authorities-1.1567341864411

Aksident në Vlorë, një person në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë këtë të diel, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motor, ka mbetur një person i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e quajtur “Kuzum Baba”, ku mësohet se një mjet ka përplasur një motor.

Si pasojë, drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rënda dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit. Paraprakisht mësohet se gjendja shëndetësore e të aksidentuarit me motor është e rëndë.

Pas aksidentit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Video/ Aksident i frikshëm në pistën e Belgjikës, makinat copëtohen, piloti në gjendje të rëndë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Çmimin e Madh të Belgjikës në botërorin e Formula 2. Fillimisht ishte piloti Juan Manuel Correa, i cili u përplas me murin anësor të pistës, ndërsa më pas ishte Anthoine Hubert që e ka goditur nga pas me shpejtësi të madhe.

Hubert mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që ende nuk ka detaje për shëndetin e pilotit. Pas aksidentit të dy makinave të para, është përfshirë edhe Marino Sato, por që fatmirësisht nuk ka pasur dëme të mëdha për shëndetin.

Nga pamjet duket momenti i përplasjes mes makinave, ku shihet përplasja e frikshme. Komisarët e garës kanë marrë vendimin për të mos e rifilluar garën, lajm i bër publik në faqen zyrtare të Formula 2.

Gara nisi fill pas përfundimit të provave zyrtare të Formula1 për Çmimin e Madh të Belgjikës. Sipas rregullores së FIA, në të njëjtën pistë zhvillohen njëkohësisht tre gara, ajo e F3, F2 dhe F1.

Po kalonin rrugën, makina përplas dy fëmijë në Korçë

Dy fëmijë janë përplasur nga një fugon udhëtarësh, ndërsa po tentonin të kalonin rrugën. Aksidenti ka ndodhur në Korçë, ku dy fëmijët të moshës 11 dhe 12 vjeç kanë qenë duke kaluar rrugën, teksa janë përplasur nga një automjet transporti të udhëtarëve.

Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara të fugonit që bënte transportin e udhëtarëve të linjës Korçë- Bilisht.

Dy fëmijët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në spital.

Përplas për vdekje motoristin, largohet nga vendngjarja shoferi i Benzit

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e së shtunës në autostradë Levan- Tepelenë, në afërsi të fshatit Çerven.  Një makinë e tipit Benz ka përplasur për vdekje drejtuesin e motorit.

Një automjet tip “Mercedes” me traga FR 0790P është përplasur me një motor me targa greke, ku ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit. “Mercedezi” ka përfunduar në kanal,  ndërsa drejtuesi i tij është larguar nga vendi i ngjarjes

Policia e ka identifikuar shtetasin me inicialet K.Z dhe është vënë në kërkim të tij. Ndërsa grupi hetimor po punon të zbuluar identitetin e viktimës.

Aksidentohet për vdekje 55-vjeçari në Tiranë, ndalohet drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15, kur një mjet me drejtues shtetasin E.S., 32 vjeç, ka goditur për vdekje një këmbësor, që mësohet të jetë rreth 55-vjeç, sipas informacioneve paraprake të policisë.

Viktima ka qenë duke ecur në rrugë, kur është goditur nga mjeti. Plagët e marra nga aksidenti, ka bërë që 55-vjeçari të ndërrojë jetë në vendin e ngjarjes.

Policia ka mbrritur në vendin e ngjarjes menjëherë sapo është njoftuar për aksidentin, duke shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, 32-vjeçarin me inicialet E.S. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Makina ‘fluturon’ në kanal, drejtuesi dhe pasagjeri në gjendje të rëndë

Një aksident me dy persona të plagosur, ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Nga informacionet praprake mësohet se një mjet tip “Audi”,  ka dalë nga rruga, teksa ishte duke udhëtuar.

 Mjeti ka përfunduar në një kanal, ndërsa për shkak të përplasjes mësohet se është plagosur shoferi, i cili ka marrë plag të rënda, dhe një pasagjer.

Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë mjekim. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Pas nisjes së hetimeve, policia ka raportuar paraprakisht se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte mjeti. Për këtë shka, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Dalin pamjet e frikshme, Benzi në Kukës ‘fluturon’ dhe merr para gjithçka

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Kukës. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur makina humb kontrollin dhe pasi hipën mbi trotuar merr para gjithçka gjen në tregun e qytetit. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur të lënduar, vetëm shoferi i mjetit ka mbetur i tronditur lehtë.

Makina e përfshirë në këtë aksident është ‘tip’ Benz. Ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Përgjaken rrugët, dy të vdekur në aksident, në Fier-Lushnje

Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident të ndodhur në aksin Fier-Lushnje gjatë natës.

Policia njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë ka humbur jetën shoferi, 64-vjeçari I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet.

Policia njofton se ende nuk është identifikuar shtetasja pasagjere që ka ndërruar jetë, ndërsa në polici është shoqëruar shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Skip to toolbar