Aksident tragjik, avioni rrëzohet mbi pishinë, vdesin të gjithë pasagjerët

AKTUALITET


Të paktën 9 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni në Filipine. Aksidenti ka ndodhur të dielën në afërsi të Manilas. Mësohet se të gjithë personat që ndodheshin në bordin e avionit kanë vdekur.

Mësohet se ka qenë një avion ambulancë, i cili po transportonte disa persona, kur është rrëzuar pranë një zone turistike në afërsi të kryeqytetit, Manila. Avioni ka rënë pranë një zone të banuar, ndërkohë që në momentin e përplasjes në tokë, janë goditur dhe dy persona të tjerë. Avioni i vogël raportohet se u rrëzua në fshatin Miramonte në Barangay.


Nga kërkimet deri në fundin e ditës së diel në mbrëmje, ishin gjetur nëntë trupa të viktimave. Tetë prej këtyre personave mësohet se kanë qenë në aeroplan, ndërsa personi tjetër është viktimë e goditur në tokë gjatë kohës së përplasjes së avionit. Ndërkohë që mësohet se një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Një zyrtar i policisë lokale në zonën ku është rrëzuar avioni, është shprehur se mjeti flutures ka rënë në një resort me pishina. Hetuesit ende nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare rreth shkaqeve të aksidentit ajror, ndërkohë që avioni ishte zhdukur nga radarët disa minuta përpara se të rrëzohej në tokë.

https://twitter.com/PhilippineStar/status/1168121557530492928?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1168121557530492928&ref_url=https%3A%2F%2Fgulfnews.com%2Fworld%2Fasia%2Fphilippines%2F9-killed-in-philippines-air-ambulance-crash-near-manila-authorities-1.1567341864411



Skip to toolbar