Ruçi, ambasadores Schutz: Reforma, vija e kuqe që nuk preket

Tre vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi, qeveria vijon të mbështesë fort përparimin e saj, pacënueshmërinë dhe pakthyershmërinë për asnjë arsye, duke e cilësuar si vijën e kuqe që nuk do të shkelet. Rëndësia e reformës në drejtësi, u theksua nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi gjatë takimit që pati me ambasadoren gjermane në Shqipëri,  Susane Schutz.

Zgjidhja mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe të këtij dialogu, të cilat janë Kushtetuta e ligji dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Kuvendi ka krijuar të gjitha mundësitë që opozita parlamentare dhe joparlamentare të bashkëpunojnë për vazhdimin e reformave, përfshirë edhe reformën në drejtësi” tha kryeparlamentari Ruçi gjatë takimi, duke shtuar se ky bashkëpunim duhet të nis përmes dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe.

Ruçi vlerësoi gjithashtu dhe mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit dhe hapjen e negociatave, duke kërkuar që kjo të vijojë edhe në muajin tetor ku pritet rezultati vendimtar.

Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë për mbështetjen gjatë gjithë tranzicionit, por në mënyrë të veçantë për mbështetjen e fuqishme të proceseve integruese. Jemi të bindur se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Gjermanisë, të Qeverisë dhe Bundestagut.” deklaroi Ruçi në takimin përshëndetës me ambasadoren gjermane, Schutz, e cila përfundon misionin e saj në Shqipëri.  Mbështetja e rrugës evropiane të Shqipërisë u konfirmuar edhe nga ambasadorja Schutz. “Gjermania do të vazhdojë të mbështesë rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Kancelarja Merkel është shumë e angazhuar për këtë proces.

Rëndësinë e Reformës në Drejtësi, Ruçi e konfirmoi edhe të hënë paradite, duke e cilësuar si të “e pakthyeshme dhe e panegociueshme, pasi nuk mund të negociohet me të ardhmen e Shqipërisë .’ Këto deklarata Ruçi i bëri gjatë një aktiviteti për përkujtimin e 3-vjetorit të miratimit në unanimitet të plotë nga Kuvendi të Reformës në Drejtësi.  

Ambasadat e vendeve të BE-së: Zgjedhje në 30 qershor, dialog për krizën dhe vazhdim i reformave

Italia: Dialog pas zgjedhjeve për reformat, janë të rëndësishme për integrimin në BE

Pak orë nga shkuarja në ‘heshtje zgjedhore’, ka reaguar dhe ambasada e Italisë në Tiranë, e cila u bën thirrje palëve politike për zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë më 30 qershor, dhe larg akteve të dhunës. Duke mbështetur deklaratën e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasada e Italisë thekson gjithashtu se përgjegjësitë për aktet e dhunës do të jenë ndaj partive politike.

“Ambasada e Italisë në Tiranë i bashkohet plotësisht deklaratës së sotme të Delegacionit të Bashkimit Evropian. Është me rëndësi të veçantë që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre të mund ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Gjithashtu, është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit – të cilat do të monitorohen nga një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga OSBE / ODIHR ku marrin pjesë edhe vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian – të mos pengohen. Çdo veprim i dhunshëm ose çdo formë nxitjeje për dhunë, në çdo lloj rrethane, janë absolutisht të papranueshme. Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese”.

Në të njëjtën frymë si reagimet e ambasadave të vendeve të tjera të BE-së, dhe deklartatën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerika të Shtetit, Matheë Palmer, Italia thekson rëndësinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Përë këtë proces, Italia kërkon angazhim nga të gjitha palët politike në vend, uljen në dialog dhe thellimin e reformave, duke nisur së pari, me krijimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ambasada e Italisë thekson rëndësinë parësore të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Në mënyrë që Vendi të përparojë në këtë rrugë, është e nevojshme që të gjitha palët të angazhohen në një dialog të hapur dhe të sinqertë sa më shpejt që të jetë e mundur për të kapërcyer situatën aktuale politike dhe për të realizuar reformat e nevojshme. Në këtë kuadër, Ambasada e Italisë u kërkon të gjitha palëve të mbështesin reformën e drejtësisë në vijim dhe fton të gjitha organet dhe institucionet e përfshira të përshpejtojnë zbatimin e saj, veçanërisht duke garantuar emërime sa me të shpejta, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë plotësisht funksionale. Është gjithashtu e rëndësishme që të gjitha palët të angazhohen në realizimin e reformës zgjedhore dhe të respektojnë shtetin e së drejtës, përfshirë këtu edhe luftën ndaj korrupsionit”.

Deklarata e ambsadës së Britanisë së Madhe në Tiranë

Ambsada e Britanisë së madhe në Tiranë, ka dalë në mbështetje të procesit zgjedhor të 30 qershorit, duke i kërkuar opozitës që të shmangë aktet e dhunës. Në një deklaratë për shtyp, Britania e Madhe shprehet se qytetarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë paqësore.

“Britania e Madhe beson se qytetarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë paqësore dhe të sigurt. Gjithkush që angazhohet të dielën më 30 qershor duhet të luajë rolin e tij në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt. Çdo formë nxitjeje ndaj dhunës është e papranueshme. Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga ODIHR për të monitoruar procesin e votimit”.

Më tej, në deklaratën e ambasadës së Britanisë së Madhe, thuhet se palë duhet të angazhohen në dialog, me qëllim ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Reformës Zgjedhore, duke përfshirë rekomandimet e ODIHR-it.

Vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për t’i dhënë fund kësaj bllokade politike. Vetëm përmes dialogut, Shqipëria mund të ndryshojë situatën e tanishme politike dhe të përqendrohet në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Reformës Zgjedhore, duke përfshirë rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it”.

Fotografia e British Embassy Tirana

Gjermania konfirmon 30 qershorin: Do ju vëzhgojmë, PD të shmangë dhunën

Duke e njohur 30 qershorin si datë të ligjshme dhe të vetme për mbajtjen e zgjedhjeve elektorale në Shqipëri, Gjermania shprehet “Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it”, shprehet ambasada, duke treguar edhe se e kujt do të jetë përgjegjësia në rast se të dielën do të ketë akte dhune gjatë procesit të votimit.

Duke u bërë thirrje për dialog partive politike në vend, përgjegjësi që duhet marrë për vendin duke patur parasysh situatën pas 30 qershorit, ambasada e Gjermanisë në Tiranë shprehet se akuzat për krimin elektoral të zgjedhjeve të kaluara (Durrës dhe Dibër), duhet të sqarohen nga organet ligjzbatuese në mënyrë të menjëhershme.

“Të gjitha palët duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi”.

Ndërkohë, në fund të të deklartatës së saj, ambasada gjermane, shprehet se sqarimi i çështjeve me natyrë kushtetuese (si dekretet e Presidentit, apo vendimi i parlamentit për shkarkimin e tij) kërkon ngritjen e menjëhershme të Gjykatës Kushtetuese. “Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese”.

Skip to toolbar