Ambasada amerikane në Tiranë sqaron të gjithë shqiptarët se nuk mund të shkojnë në SHBA me vizitë turiste dhe më pas të studiojnë apo të punojnë, pasi kjo është e paligjshme.
Ambasada këshillon të gjithë qytetarët shqiptarë që janë të pajisur me vizë turistike që të respektojnë rregullat që parashikon ajo, ndërsa bën me dije se vizat e punës janë në dispozicion vetëm për punë të veçantë dhe janë shumë të kufizuara.
“Vizat turistike janë për një udhëtim të shkurtër në Shtetet e Bashkuara, me të nuk mund të punosh apo të studiosh. Sigurohuni që të ndiqni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni për në Shtetet e Bashkuara. Nëse keni pyetje se çfarë lejohet ose jo me vizën tuaj, më pyesni mua! Është gjithmonë kënaqësi për mua t’ju ndihmoj. Pyet Anën”, shkruan ambasada.
Një këshillë e tillë vlen për ata që kanë menduar të shfrytëzojnë vizën turistike drejt SHBA për të qëndruar atje për të punuar dhe studiuar.