Solskjaer nis revolucionin, largohet mesfushori spanjoll nga United (video)

Ander Herrera do të largohet në fund të sezonit nga Manchester United. Spanjollit i përfundon kontrata në verë, teksa më herët mesi tij dhe klubit pati tratativa rinovimi? Por 30-vjeçari vendosi kushte. Ai kërkoi 200.000 paund në javë në kontratën e re për të qëndruar në Old Trafford.

Por Ed Woodward nuk ishte i gatshëm të plotësonte këtë kusht, aq më tepër kur bëhet fjalë për një futbollist 30-vjeçar. Kështu mesfushori do të largohet si transferim i lirë, teksa PSG-ja ka shfaqur interes për të dhe është gati t’i paguajë atij pagën që kërkoi te United.

Herrera do të jetë në dispozicion të Ole Gunnar Solskjaer për ndeshjen e fundit në kampionat kundër Cardiff City ku do të përshëndetet me shokët e skuadrës dhe tifozët e United. Sakaq, me anë të një video mesazhi, mesfushori ka shprehur lamtumirën nga “Djajtë e Kuq”.

“E kuqa është në zemrën time. E dija që ditën e parë qe erdha të luaj kët dhe vesha këtë fanellë. Një klub i madh me mijër tifozë që respektojnë dhe kujtojnë të gjithë lojtarët që japin gjithçka. Ndjeva emocione të veçanta kur dëgjova emrin tim që thirrej nga tifozët, ndjeva krenari kur tifozët vendosa të isha pjesë e kësaj historie të pabesueshme”, ka thënë ndër të tjera Herrera.

Skip to toolbar