Vrau pronarin e lokalit në Angli, ekstradohet i riu

Një 24-vjeçar është ekstraduar drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku është dënuar për vrasje, duke shënuar kështu rastin e parë të ekstradimit nga vendi ynë drejt Anglisë.  Elton Sefa akuzohet se gjatë qëndrimit të tij në Angli ka sulmuar pronarin e vendit ku punonte me iniciale J.W., duke i shkaktuar atij vdekjen.

Pas ngjarjes së ndodhur më 17 prill 2018, ai është larguar menjëherë drejt Shqipërisë, ku u bë dhe arrestimi i tij. 24-vjeçari ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ndaj Elton Sefës, Gjykata e Magjistratëve në Westminster ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja”.

Marrëveshja e ekstradimit mes institucioneve të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe ka hyrë në fuqi më 19 korrik 2018 dhe rasti i 24-vjeçarit është i pari ekstradim që bëhet në bazë të kësaj marrëveshje.

Elton Sefa dhe viktima John Woodward 

Shqiptari kthen shtëpinë në ‘fermë kanabisi’: Do laja borxhet

Sarjo Gjikola, i cili ndodhej në Angli prej 6 muajsh si emigrant, ktheu banesën e tij në një ‘fermë të vogël kanabisi”. Zbulimi dhe arrestimi i tij u bë më 14 shtator nga policia, ndërsa gjykata vendosi ta dënonte me 27 muaj burg.

23-vjeçari shqiptar kishte kthyer disa dhoma të shtëpisë në zonë për mbjelljen dhe rritjen e rrënjëve të kanabisit. Dhomat ishin përshtatur me sisteme ngrohje dhe ndriçimi për rritjen e kanabisit, ndërsa u zbulua se edhe energjia elektrike vidhej nga ai. Gjatë kontrollit të banesës policia sekuestroi 3 dokumente identiteti rumunë në tre emra të ndryshëm dhe dy leje drejtimi rumunë në dy emra të ndryshëm, por të gjitha mbanin foton e 23-vjeçarit.

Para gjykatës, 23-vjeçari tha se ishte i detyruar të bënte këtë punë pasi kishte borxhe për të larë në Shqipëri dhe duhet të ndihmonte familjen.

Burri “më i fortë” përfundon pas hekurave

“Burri më i fortë në Angli” për 2008 rezulton të jetë një shqiptar, i cili tashmë ndodhet pas hekurave. Shqiptari Jimmy Marku, 44 vjeç, akuzohet për kalim të paligjshëm të emigrantëve, duke u dënuar me 6 vite burg nga një gjykatë britanike.

44-vjeçari akuzohet për kalimin e paligjshëm të 17 shqiptarëve të tjerë drejt Anglisë, në maj 2018. Ai njihet edhe si “Burri më i fortë në Angli” në 2008, një çmim që e fitoi gjatë një gare popullore në vend.

Marku rezulton me precedentë të hershëm penal, pasi në 2012 ishte dënuar me 9 muaj burg edhe për trafikim të lëndëve narkotike.

Video, vajza e dehur i “hyn në dru” me këpucë djalit

Një sherr ka përfunduar në lëndimin fizik të një personi si pasojë e grushteve dhe të rrahurave nga një çift, i cili ishte i dehur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Wrexham në Angli dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Sherri ka nisur fillimisht nga vajza, e cila ka hequr këpucën dhe i ka gjuajtur me takat e tyre një djali në kokë. Djali ishte ulur në një tjetër tavolinë me miqtë e tij dhe po drekonte. Më pas ka qenë i dashuri i saj që ka shkuar duke e rrahur me grushte e shkelma. Çifti, i cili është dënuar me 18 muaj burg gjithsej, tha se djemtë po qeshnin dhe talleshin me vajzën, akuza që u mohuan nga i sulmuari.

Veprimi i Kay Marie Brown dhe Luke Anthony Bednarek u dënua ashpër nga gjykata, e cila vendosi për ata 18 muaj burg për dhunë të ushtruar dhe veprime të turpshme në gjendje të dehur.

Boris Johnson dhe sfidat si kryeministër

Boris Johnson u shpall të martën fitues i garës brenda udhëheqjes konservatore britanike, për të zëvendësuar zonjën Theresa May. Kjo i hap atij rrugën të ftohet nga Mbretëresha të mërkurën për t’u bërë kryeministër i ri i vendit. Ish-gazetari ambicioz dhe ish-kryebashkiaku i Londrës kishte pritur gjithë jetën e tij politike për të marrë postin më të laertë, por për të nuk do të ketë muaj mjalti dhe pozita e tij është tani në tehun e thikës. Nëse i bën gjërat gabim, ai mund të thyejë rekordin e Lordit Rockingham në vitin 1782, i cili qëndroi vetëm 96 ditë në Downing Street, duke u bërë kryeministri më jetëshkurtër i Britanisë.

Rebelët në partinë e tij, të udhëhequr nga sekretari i thesarit që po largohet, Philip Hammond, e kanë bërë të qartë se nëse ai përpiqet ta nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje me Brukselin, ata do të votojnë me partitë opozitare për të rrëzuar qeverinë. Kjo do të shkaktonte zgjedhje të parakohshme që konservatorët nuk do të kishin gjasa t’i fitonin.

Me premtimin e zotit Johnson për ta nxjerrë Britaninë “me hir a me pahir” nga BE-ja më 31 tetor, gjërat mund të komplikohen. Alan Duncan u largua si ministër për të nisur një përpjekje që ta detyronte kreun e ri të paertisë të përballet me një votë besimi në Dhomën e Komuneve edhe para se të ftohet nga mbretëresha për të hyrë në Downing Street si kryeministër.

Kryetarja e Dhomës i bllokoi përpjekjet e zotit Duncan. Vetëm një pjesë e vogël e ligjvënësve konservatorë pro-BE-së do të mund të përbënin shqetësim për zotin Boris Johnson. Rreth 12 ministra pritet të largohen nga kabineti, përpara se ai të bëhet kryeministër.

Konservatorët po qeverisin si qeveri e pakicës dhe janë të varur nga një parti nazike, Unionistët e Irlandës së Veriut, që u japin atyre shumicën prej vetëm dy vendesh më shumë në Dhomën e Komuneve. Kjo mund të reduktohet në vetëm një vend më shumë, nëse një ligjvënës konservator shpallet fajtor për vepra seksuale në një gjyq të pritshëm.

Boris Johnson përballet me të njëjtën dilemë parlamentare që rrëzoi udhëheqjen e paraardhëses së tij, Theresa May, një parlament të bllokuar. Vetë zonja May paralajmëroi kohët e fundit se pasardhësi i saj do të përballet me të njëjtën aritmetikë të vështirë parlamentare. Por, disa thonë se ai do të përballet me një matematikë edhe më të ashpër. Zoti Johnson tha se ishte një “nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm” për t’u zgjedhur udhëheqës, dhe ai premtoi se do të “mobilizojë vendin”. “Fushata ka mbaruar dhe puna fillon,” tha ai. Gjatë gjithë fushatës së tij ai sulmoi “pesimistët” që ulnin Britaninë dhe vuri në shënjestër atë që ai e quajti një ndjenjë disfatizmi./VOA/

Abuzoi seksualisht me 64 fëmijë, pedofilia pret të lirohet nga burgu

Vanessa George është emri më i urryer për britanikët dhe me të drejtë. Ajo ndodhet në burg e dënuar për abuzimin seksual të fëmijëve të vegjël nga mosha 2-5 vjeç.

Pedofilia ka abuzuar me 64 fëmijë dhe përdorte telefonin e saj për të filmuar veten duke abuzuar seksualisht me fëmijët dhe foshnjat e vogla në çerdhe.

Ajo është dënuar me minimumi 7 vite burg, por sot një zyrtar kërkon lirimin e saj me arsyetimin se “48-vjeçarja nuk përbën më rrezik.”  

Aktualisht Vanessa po mbahet në burgun e grave HMP Send pranë Guildford, në pritje të lirimit që do të jepet në muajin shtator.

48-vjeçarja ishte e martuar dhe ka dy vajza. Ish bashkëshorti i saj nuk ishte në dijeni të këtyre ngjarjeve dhe i mori vesh pasi ajo u arrestua.

Lajm i mirë për shqiptarët në Angli, si të përfitoni lejen e qëndrimi

Një lajm i mirë vjen nga Britania e Madhe, ku është hapur gara për zgjedhjen e kryeministrit të ri, pas dorëheqjes së Tereza May.

Kandidati për kryeministër, Boris Johnson, ka tërhequr vëmendje të gjerë mediatike me deklaratën e tij për emigrantët, përfshirë edhe shqiptarët. Duke folur për “Daily Mail”, Johnson ka deklaruar se emigrantët iu përkasin komuniteteve të ndryshme dhe pretendojnë të zhvillojnë jetën e tyre në Angli.

“Tani unë mendoj se historia e komuniteteve që vinë në Londër dhe jetojnë këtu është e jashtëzakonshme. Kemi parë valë migratore dhe ngadalë ata kanë ndryshuar janë përshtatur dhe ata na kanë ndihmuar për diversitetin e kulturës tonë. Kjo është ajo që unë dua për vendin tonë”, ka deklaruar Johnson.

Më tej, ai ka thënë se duhej shqyrtuar mundësia e një amnistie për ata qindra mijëra emigrantë ilegalë, të cilët ndodhen në Angli për më shumë se 15 vjet. Por, Johnson ka edhe një kusht tjetër: Ju duhet të flisni shumë mirë anglisht.

“Dëshiroj që të gjithë ata që vijnë në Britaninë e Madhe të ndjehen britanikë. Kjo është me shumë rëndësi por duhet të mësojnë anglisht. Shpesh shikojmë zona të tëra përfshi pjesë të Londrës dhe në qytete të tjera ku nuk po flitet anglisht si gjuhë e parë nga disa njerëz. Kjo me patjetër duhet të ndryshojë”, ka thënë ai.

Pra, nëse keni më shumë se 15 vite që jetoni në Angli dhe e flisni shumë mirë gjuhën e atij vendi, me amnistinë e re që pritet të ndryshojë nëse Jonson bëhet kryeministër, mund të përfitoni leje qëndrimi.

Po punonin në hekurudhë, dy persona shtypen nga treni

Dy persona kanë humbur jetën pasi janë shtypur nga treni i udhëtarëve në zonën e Uellsit në Angli. Dy viktimat 58 dhe 64 vjeç, ishin punonjës të mirëmbajtjes së hekurudhës. Ato ishin duke punuar mbi shina në atë moment dhe kishin vendosur në vesh kufje që izolojnë zhurmat e forta të trenit. Kjo ka bërë që ata të mos e dëgjojnë trenin që po vinte në drejtim të tyre.

Pasagjerët në fillim nuk kuptuan aksidentin pasi nuk kishte asnjë zhurmë. Gjithçka u bë e qartë kur treni bëri një ndalesë të papritur dhe shërbimet e emergjencës e policia u shfaqën në vendngjarje.

Anglia mund Zvicrën për vendin e tretë të Nations League

Pak orë para finales së Nations League, që do të zhvillohet mes Portugalisë dhe Holandës, pasditen e kësaj të diele është zhvilluar ndeshja për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt. Anglia ka fituar ndaj Zvicrës, duke u renditur në vendin e tretë. Skuadra e drejtuar nga Southgate fitoi pas gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 0-0.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa rrejta të prekura, ndërsa në të dytën skuadra e Southgate shënoi në minutën e 84` me Callum Willson, por goli u anulua për faull. Edhe pse “Tre Luanët” patën dhe disa mundësi të tjera, ata nuk arritën të shkonin brenda rrejtës.

Kështu ekipet shkuan drejt penalltive, ku fati u buzëqeshi skuadrës së Southgate. Ekipi anglez fitoi me rezultatin 6-5 falë pritjes së Pickford. Kështu skuadra angleze fitoi medaljet e bronzit si dhe 8 milionë euro, si shpërblim nga UEFA. Ndërsa Zvicra arkëton 7 milionë euro.

Mbrëmjen e së dielës do të luhet dhe finalja e Nations League, ku Portugalia sfidon Holandën në “Estadio do Dragon” në Porto. Të dyja ekipet synojnë të shpallen fituese të këtij turneu, për të shënuar historinë në edicionin e parë të këtij kompeticioni të krijuar rishtaz nga UEFA.

Manchester City në histori, mund Watford dhe realizon tripletën e trofeve (video)

Aahtu siç ishte paralajmëruar, Manchester City ka triumfuar ndaj Watford në finalen e FA Cup, duke realizuar tripletën me tre trofe këtë sezon. Pasi fitoi Carabao Cup, Premier League, skuadra e Pep Guardiolës ka arritur të fitojë dhe trofeun e tretë të rëndësishëm të futbollit në Angli.

Skuadra e Cityt arriti të fitonte me rezultatin e thellë 6-0 ndaj Watford në Wembley, duke mos pasur aspak vështirësi në shkrimin e historisë. Edhe pse Watford i bëri një nisje të mirë ndeshjes, ishte City që mori shumë shpejt frenat e lojës në dorë.

David Silva realizoi golin e parë për Cityn në minutën e 26′, ndërsa pak më vonë ka dyfishuar Sterling. Kevin de Bruyne ka shënuar golin e tretë për City-n pas pushimit të pjesës së parë, ndërsa Gabriel Jesus ka katërfishuar pas belgut.

Dy golat e fundit të takimit i ka shënuar Raheem Sterling nga shumë pranë portës duke turpëruar akoma më shumë londinezët e Watford. Me tripletën e sotme Manchester City futet në histori, duke realizuar një sukses të jashtëzakonshëm këtë sezon në Angli.

Skip to toolbar