Vrau pronarin e lokalit në Angli, ekstradohet i riu

AKTUALITET


Një 24-vjeçar është ekstraduar drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku është dënuar për vrasje, duke shënuar kështu rastin e parë të ekstradimit nga vendi ynë drejt Anglisë.  Elton Sefa akuzohet se gjatë qëndrimit të tij në Angli ka sulmuar pronarin e vendit ku punonte me iniciale J.W., duke i shkaktuar atij vdekjen.

Pas ngjarjes së ndodhur më 17 prill 2018, ai është larguar menjëherë drejt Shqipërisë, ku u bë dhe arrestimi i tij. 24-vjeçari ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.


Ndaj Elton Sefës, Gjykata e Magjistratëve në Westminster ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja”.

Marrëveshja e ekstradimit mes institucioneve të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe ka hyrë në fuqi më 19 korrik 2018 dhe rasti i 24-vjeçarit është i pari ekstradim që bëhet në bazë të kësaj marrëveshje.

Elton Sefa dhe viktima John Woodward 



Skip to toolbar